Çlirim Sulku është ndër ata emigrantë që pas dekadash në emigracion, rikthimin në vendlindjen e shikon si vendimin e duhur. 52-vjeçari thotë se është i lumtur për vendimin që ka marrë, duke u kthyer ne vendlindjen e tij në Lubalesh të Bulqizës. Ai e ka konsideruar këtë si fillimin e ëndrrës së tij dhe synon të investojë në fushën e turizmit. Ka kaluar 35 vite të jetës së tij në emigrim, por ka vendosur të rikthehet pikërisht aty ku dhe nisi jetën, në fshatin Lubalesh të Bulqizës duke lënë Akropolin ku punonte më turistë. LEXO edhe...Dibër/ Dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike duke peshkuar në lumin Drini i Zi, humb jetën 31-vjeçari Çlirim Sulku thotë se përkundër vështirësive më të cilat po haset kryesisht me infrastrukturën, është i lumtur dhe në këtë moment të jetës është pikerisht kjo ajo çfarë i dhuron kënaqësi. “Gjithmonë e kisha ëndërr dikur për t’u kthyer në vendlindje. Këtu ndiej qetësi, më bie shpirti rehat. Nuk e ndiej lodhjen. Nuk ka helme. Edhe bimësia që kam kultivuar këtu, janë të gjitha autoktone”, tha Sulku. Nga Akropoli, ku për vite me radhë ka parë nga afër fuqinë që ka turizmi, deri në Lubaleshin e tij, Çlirimi kërkon të ndërtojë një urë mes përvojës së fituar jashtë dhe potencialit që sheh në vendlindje. Ai thotë se nisma e tij nuk do të mjaftohet vetëm me kaq, por synon që në të ardhmen shtëpinë e ndërtuar ta kthejë në shërbim të turistëve. “Ngaqë jam me turizëm 35 vjet në Greqi, mendoj të investoj në këtë fushë. Një pjesë të tokës dua ta bëj me shtëpi druri. Vijnë turistë, i ftoj për kafe, për ndonjë drekë por pa pagesë”, shtoi ai. Kërkesa e tij e vetme është rruga, dhe shërbimet në infrastrukturën e zonës, për të cilat është i bindur që dikush do të kujtohet dhe do të investojë. “Problem këtu është rruga. Kjo nuk është për kryeministrin se po të ishte për atë e bënte, por për ata qe janë më poshtë. Nuk merret ai çdo ditë a e bëre rrugën këtu, a e bëre rrugën aty, në gjithë këtë Shqipëri të madhe”, vijoi më tej Sulku. Çlirim Sulku thot se ajo çfarë ka vendosur është veçse fillimi i një ëndrre: “të hapë dyert për turistët dhe t'u tregojë atyre se edhe këtu, mes natyrës dhe traditës së zonës, ka histori, bukuri dhe mikpritje që meritojnë të njihen e shfrytëzohen pasi janë dhuratë e Zotit që kërkon pak kurim, me infrastrukturën që duhet ta ofrojnë ata që i kanë dalë për zot qeverisjes lokale”. R.Xh/E.H/ReportTv.al Diber clirim sulku Lubalesh bulqizë emigrante Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.4% Të gabuar 88.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 5327 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
