Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kriza politike në Kosovë, PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, thirrje Kurtit: Kthehuni në seancë, konstituoni Kuvendin! (VIDEO)


Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë bllokuar edhe këtë të mërkurë hyrjen e Qeverisë së Kosovës. Në aksion morën pjesë deputetë të dy partive, si edhe asamblistë dhe aktivistë nga Drenasi. "Mashtrimit duhet t’i vihet fundi, sepse këtë mashtrim tanimë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke e parë, sepse të fitosh 50% të votave dhe prapë ta bllokosh krijimin e institucioneve, kjo

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë bllokuar edhe këtë të mërkurë hyrjen e Qeverisë së Kosovës. Në aksion morën pjesë deputetë të dy partive, si edhe asamblistë dhe aktivistë nga Drenasi. "Mashtrimit duhet t’i vihet fundi, sepse këtë mashtrim tanimë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke e parë, sepse të fitosh 50% të votave dhe prapë ta bllokosh krijimin e institucioneve, kjo më nuk do mend, sepse dihet kush është fajtori. Fajtori është Kryeministri në detyrë dhe Lëvizja Vetëvendosje.Prandaj, ne në cilësinë e qytetarëve të Republikës edhe si përfaqësues institucionalë bëjmë thirrje që të formohen institucionet, të normalizohet jeta e qytetarëve dhe të vazhdojë përpara, sepse Kosova është më e madhe se seicili individ në Republikën e Kosovës”, tha Asamblisti i Drenasit, Dritan Ajazi. LEXO edhe...Lumir Abdixhiku mohon marrëveshjen me Vetëvendosjen: U refuzua zgjidhja për çështjen e presidentit, zgjedhjet s’janë axhenda jonë Opozita kërkon thirrjen e seancës së Kuvendit dhe konstituimin e institucioneve, ndërsa protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe gjatë javëve të fundit. "Albin Kurti duhet ta ftojë seancën, të kthehet në Kuvend, t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja. E thashë dhe po e ripërsëris: janë ditë të rënda që po i përjeton qytetari i Kosovës. Kosova po stagnon në të gjitha drejtimet e saj. Dje e kemi parë një protestë në sheshin e qytetit ku komunat e Kosovës, qytetarë nga të gjitha komunat kanë protestuar për shkak të diskriminimit dhe qasjes joserioze që po e bën Albin Kurti dhe përfaqësuesit e partisë së tij.Prandaj, kërkesa jonë sot është që ta lërë njëherë e përgjithmonë egon e tij, t’i kthehet krijimit të institucioneve të reja dhe ta ndalë bllokadën politike që po e bën si parti që ka marrë besimin më të madh të qytetarëve të Kosovës. Ia kemi borxh këtij vendi, ia kemi borxh gjeneratave të reja, por mbi të gjitha ia kemi borxh Kosovës që t’i hapim rrugë krijimit të institucioneve të reja, dhe thirrja ime sot është që zoti Dehari ta ftojë seancën sepse nuk ka më kohë për të pritur. Kemi tejkaluar çdo afat kushtetues, çdo afat ligjor dhe jemi përtej çdo norme demokratike e kushtetuese. Prandaj po e përsëris: kthehuni në seancë, konstituoni Kuvendin, pastaj mundësitë janë që ai, nëse i ka votat, të procedojë me zgjedhjen e presidentit”, tha Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra. Protesta vjen pasi marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për kandidimin e Bekim Sejdiut në postin e presidentit u përball me kundërshtime brenda vetë LDK-së. Gjashtë deputetë të kësaj force deklaruan se nuk do ta mbështesin kandidaturën, duke vënë në pikëpyetje sigurimin e 80 deputetëve të nevojshëm për zgjedhjen e kreut të shtetit. Megjithatë, kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi të martën se marrëveshja me LDK-në mbetet në fuqi, edhe pse pranoi se situata ka ndryshuar dhe se do të zhvillojë takime të tjera me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Për zgjedhjen e presidentit të Kosovës kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallën e Kuvendit. Vetëvendosje ka 53 mandate dhe, së bashku me deputetët e komuniteteve joshumicë, nuk i ka votat e mjaftueshme pa mbështetjen e një pjese të opozitës. Përplasjet brenda LDK-së e kanë bërë edhe më të pasigurt arritjen e këtij pragu. Ora 11:28 Lumir Abdixhiku mohon marrëveshjen me Vetëvendosjen: U refuzua zgjidhja për çështjen e presidentit, zgjedhjet s’janë axhenda jonë Kryetari i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se mes partisë së tij dhe Vetëvendosjes nuk ka pasur asnjë marrëveshje për t’u refuzuar. Sipas tij, të gjithë deputetët e LDK ishin pajtuar me vendimin për të qëndruar në opozitë.Ai pyet se çfarë është “shpëtuar” me këtë veprim duke iu referuar deklaratave si refuzim marrëveshjeje. E vetmja gjë që është refuzuar, sqaron Abdixhiku, është votimi i kandidatit të propozuar nga LDK për çështjen e presidentit.Kreu i LDK mohon që zgjedhjet e reja të kenë qenë pjesë e axhendës partiake. Ai shpreh keqardhje për situatën e krijuar, por thekson se nuk dorëzohet dhe republika do të fitojë.Postimi i plotë:Mirëmëngjesi, Kosovë!Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në OPOZITË. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë pozicion.Prandaj, për çfarë po rrahin gjoks?Çfarë paskan shpëtuar?Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja.Dëm mund të bëjë çdo kush.Për këtë, ja dora!Por siç ju kam thënë në vitin 2020, kur u verbuat dhe sollët LDK-në në 12%; po ju them dhe tani, ky veprim është dëm vetëm ndaj LDK-së. Se si nuk e shihni këtë, se si nuk ndjeni këtë fat, se si ndiheni të përmbushur nga lëvdatat e atyre që gjithë jetën janë anti-LDK, këtë nuk e kuptoj!Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë. Por tash e sa muaj, ato kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po ndikojnë edhe në rrjedhat tona me sukses.Për këtë ndiej vetëm keqardhje!Por jo dorëzim. Jemi shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithatë do të triumfojë! Share Ora 10:44 'Janë miq të mëdhenj të Amerikës', Richard Grenell në krah të 6 deputetëve të LDK-së që kundërshtojnë kandidaturën e Sejdiut për President Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar sërish për zhvillimet politike në Kosovë, këtë herë duke dalë hapur në mbështetje të gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që kanë refuzuar të votojnë Bekim Sejdiun për president.Në një postim në rrjetin X, Grenell publikoi një fotografi të Avdullah Hotit, Hykmete Bajramit, Arben Gashit, Armend Zemajt, Kujtim Shalës dhe Janina Ymerit, duke i cilësuar ata si "miq të mëdhenj të Amerikës"."Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës", shkroi Grenell. Reagimi vjen në kulmin e përplasjes brenda LDK-së, pasi gjashtë deputetët deklaruan se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke vënë në vështirësi marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.Ndër deputetët që kanë dalë kundër kandidaturës së Sejdiut është edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti. Ai argumentoi se presidenti duhet të jetë një figurë unifikuese dhe se, sipas tij, kjo kandidaturë nuk përfaqëson parimet dhe interesat politike të LDK-së.Hoti drejtoi Qeverinë e Kosovës që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2020. Në atë çështje, Bekim Sejdiu ishte gjyqtar raportues.Ky nuk është qëndrimi i parë kritik i Grenellit për zhvillimet politike në Kosovë. Vetëm pak javë më parë, ai ia atribuoi Albin Kurtit përgjegjësinë për krizën politike në vend, duke deklaruar se kryeministri në detyrë "nuk di si të qeverisë" dhe se ka dështuar në luftën kundër korrupsionit.Në të njëjtën deklaratë, Grenell u shpreh edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se Perëndimi dëshiron ta shohë të lirë dhe të rikthyer në Kosovë për të kontribuar në udhëheqjen e vendit. Share U.D/SI.E./ReportTv.al kriza politike ne kosove LVV Albin Kurti kosove Bekim Sejdiu PDK Aleanca Komento Komente klo: 02/09/2026 11:25 Opozita duhet të vazhdoi ta bllokoi anti shqipëtarin e ndyrë Albin Kurti. Përgjigju Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.4% Nuk e di 3.6% Vota total: 3661 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?