Lajme Zone
Kriza politike në Kosovë, dështon konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor! Sot në 11:00 vijon seanca
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kriza politike në Kosovë, dështon konstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor! Sot në 11:00 vijon seanca

Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Kushtetuesja. Seanca do të vijojë sot në orën 11:00, vendim që opozita e cilëson antikushtetues. Disa deputetë opozitarë qëndruan në ambientet e Kuvendit deri në mesnatë në shenjë proteste.

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet brenda afatit 30 ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka vendosur që vazhdimi i seancës konstiutive të mbahet sot në 11:00, ndonëse afati kushtetues mbaroi mesnatën e së premtes. Vendimi është interpretuar si antikushtetues nga deputetë të partive opozitare e aktorë të shoqërisë civile. Seanca konstituive nuk u zhvillua të enjten, pasi Dehari vendosi ta shtyjë atë për kohë të papërcaktuar pas kërkesës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime për një marrëveshje politike për formimin e institucioneve të reja dhe dhënien fund të krizës së gjatë politike. Seanca e sotme pritet të vazhdojë aty ku ka mbetur, me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve, por pritet të shihet edhe reagimi i opozitës. Njoftimi për të zhvendosur senacën sot në 11:00 erdhi pak orë pasi Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike (LDK), Lumir Abdixhiku, mbajtën një tjetër takim tjetër pa sukses për marrëveshje politike. LEXO EDHE:Piku i sezonit turistik, fluks i lartë në Morinë! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës dhe 7 mijë mjete hyjnë në Shqipëri në vetëm 3 orë (VIDEO) Që të tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), LDK-ja dhe Aleanca, e kundërshtuan vendimin e Deharit, duke e akuzuar partinë në pushtet për shpërfillje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor. Ato kërkuan që vazhdimi i seancës të mbahej të premten para mesnatës. Madje, disa deputetë opozitarë qëndruan në ambientet e Kuvendit deri në mesnatë në shenjë proteste. Ekspertët kushtetues thonë se shpërfillja e këtij afati përbën shkelje kushtetuese. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se caktimi i vazhdimit të seancës konstituive për të shtunën përbën “shkelje të hapur dhe cenim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues”. “Kryesuesi Avni Dehari ka pasur obligim ta thërriste vazhdimin sot, në një kohë që do të mundësonte edhe përfundimin e seancës deri në orën 23:59. Afati 48-orësh për pauzën është kufi procedural dhe zbatohet vetëm brenda afatit kushtetues”, theksoi Cakolli. Ndërkohë, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se shpërfillja e afatit për konstituimin e Kuvendit përbënte shkelje kushtetuese, por nuk nënkuptonte se ajo nuk ka mundësi të mbahet më vonë. Ai i tha Radios Evropa e Lirë më herët se vazhdimi i seancës do të mundë të caktohej pas afatit kushtetues meqë nuk është përcaktuar se cili është sanksioni konkret në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati. “Normalisht, që edhe nëse kalon afati i sotëm, ai [kryesuesi Dehari] duhet ta thërrasë seancën konstitutive. Fatkeqësisht, nuk ka pasojë juridike. Sikur të kishte, do të vepronte në mënyrë të detyrueshme”, tha Jakaj. I gjithë ky zhvillim rreth seancës konstituive vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje politike për formimin e institucioneve të reja, një përpjekje për t’i dhënë fund krizës pothuajse dyvjeçare politike e institucionale. Në një tentim të fundit të premten në mbrëmje, Kurti i dërgoi letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke iu ofruar partisë së tij postin e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të qëndrimit të 22 deputetëve të tij në sallë gjatë votimit për presidentin e Kosovës. Më herët të premten, LVV-ja dhe LDK-ja dështuan të arrijnë marrëveshje edhe pas takimit të katërt mes liderëve të tyre. Kurti dhe Abdixhiku thanë se dallimet në qëndrime dhe kërkesa mes tyre janë të thella, gjë që e bëjnë shumë të zorshme arritjen e një marrëveshjeje politike. Mospajtimi kryesor mes tyre është posti i presidentit, të cilin e do me ngulm LDK-ja. SI.E./Shqiptarja.com TAG: kriza politike ne kosove kosove Kuvendi i kosoves Albin Kurti Vetëvendosje PDK LDK Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 60.9% Nuk e di 4.9% Vota total: 3068 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?