Lajme Zone
Kriza me pagat e drejtësisë/ Rama-gjyqtarëve: Historia e botës s’e ka parë që t’i merrni vetë paratë nga Thesari
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kriza me pagat e drejtësisë/ Rama-gjyqtarëve: Historia e botës s’e ka parë që t’i merrni vetë paratë nga Thesari

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për përplasjen mbi pagat në sistemin e drejtësisë. Duke ndarë deklaratën e gjyqtarit Engert Pëllumbi gjatë një interviste televizive, se “për rritjen e pagave janë aq para sa GJKKO i konfiskon çdo vit krimit të organizuar”.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për përplasjen mbi pagat në sistemin e drejtësisë. Duke ndarë deklaratën e gjyqtarit Engert Pëllumbi gjatë një interviste televizive, se “për rritjen e pagave janë aq para sa GJKKO i konfiskon çdo vit krimit të organizuar”, Rama thotë se gjyqtarët nuk mund të pretendojnë se paratë e konfiskuara prej tyre u takojnë për rritjen e pagave. Kreu i qeverisë e cilëson këtë qëndrim të papranueshëm, duke thënë se “historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit”. Deklarata e Edi Ramës LEXO EDHE:Pagat e magjistratëve, Blushi: I garantoi Reforma në Drejtësi, trajtimi financiar është i përcaktuar me ligj Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit. Le ta imagjinojmë sikur të çohen doganierët e tatimorët, policët e inspektorët dhe të thonë duam paratë që i kemi mbledhur vetë në thesarin e shtetit nga taksat e nga gjobat! Çfarë mbetet pastaj për mësuesit, mjekët, ushtarakët e plot e plot të tjerë që shërbejnë mijëra detyra të shtetit, për të cilat paguhen nga thesari? Dhe sikur kjo rritje e kërkuar pa ligj të pranohet si fakt i kryer, i bie që krahasimisht me mësuesin, mjekun, ushtarakun, një gjyqtar fillestar të marrë 3.8 herë më shumë ose një pagë 280% më të lartë. Të tjerët më lart nuk i merrni dot as me mend se sa më shumë. Foto e deklaratës së gjyqtarit e publikuar nga RamaLajmi në përditësim.... SI.E./Shqiptarja.com TAG: edi rama pagat e drejtesise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento dridhe: 14/09/2026 13:40 Krijo situata kot me kot per show krijo....se ka mendjen njeri te pagat e gjyqtareve joooo. Shiko hallet e tjera qe po te hipin mbi koke, se tre metra i gjate qe je i kane kaluar hallet qe i ke krijuar vendit. Vazhdo kot meru me pagat e rrogat, sa per te zene lajmet. Përgjigju KASAPI I DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 14/09/2026 13:30 O Edi Rama kjo ēshtē padrejtēsia jote ti je Architektin i ksaj paçavureje qē bēre ti me karocjer e guzhunjer. Prandaj ti je i fundit qē dihet tē flasish. Përgjigju Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 7826 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?