Lajme Zone
Kriza kombëtare ante portas…
PolitikëPamfleti

Kriza kombëtare ante portas…

Të jem i qartë që në krye të herës: personalisht mbështes dhe do të mbështes në vijimësi çdo formë të protestave paqësore si një e drejtë demokratike e çdo qytetari, madje ndër të parat lëshime të detyruara që regjimi i shkuar bëri qysh në ditën e parë të pranimit të pluralizmit politik dhe heqjes së rolit udhëheqës të partisë (ish-Partia e Punës e Shqipërisë në atë kohë). Në këtë kuptim, dënoj me forcë sjelljen brutale të policisë ndaj të rinjve dhe studentëve protestues të ditëve të fundit, gjurmimin dhe rrahjen e tyre në qytet pa pasur një ndalim qarkullimi, ndalimin dhe shoqërimin e të miturve në shkelje të procedurave ligjore në fuqi, etj. Në të njëjtën kohë, shpreh solidaritet me bizneset e dëmtuara këto ditë dhe shpreh keqardhjen time për dëmtimin e pronës publike; përgjegjësit duhet të ndëshkohen, sigurisht mbi bazën e provave ligjore dhe jo të opinioneve apo mllefit arbitrar, si ai që përcolli sot në mëngjes Kryeministri Rama.

Zef Preçi 1. Çfarë është një krizë kombëtare dhe a jemi në kushtet e saj?

Të jem i qartë që në krye të herës: personalisht mbështes dhe do të mbështes në vijimësi çdo formë të protestave paqësore si një e drejtë demokratike e çdo qytetari, madje ndër të parat lëshime të detyruara që regjimi i shkuar bëri qysh në ditën e parë të pranimit të pluralizmit politik dhe heqjes së rolit udhëheqës të partisë (ish-Partia e Punës e Shqipërisë në atë kohë). Në këtë kuptim, dënoj me forcë sjelljen brutale të policisë ndaj të rinjve dhe studentëve protestues të ditëve të fundit, gjurmimin dhe rrahjen e tyre në qytet pa pasur një ndalim qarkullimi, ndalimin dhe shoqërimin e të miturve në shkelje të procedurave ligjore në fuqi, etj. Në të njëjtën kohë, shpreh solidaritet me bizneset e dëmtuara këto ditë dhe shpreh keqardhjen time për dëmtimin e pronës publike; përgjegjësit duhet të ndëshkohen, sigurisht mbi bazën e provave ligjore dhe jo të opinioneve apo mllefit arbitrar, si ai që përcolli sot në mëngjes Kryeministri Rama.

Një krizë kombëtare është një gjendje e jashtëzakonshme dhe e rëndë paqëndrueshmërie që prek të gjithë strukturën e një shteti ose shoqërie. Ajo ndodh kur institucionet kryesore, ekonomia ose siguria publike kërcënohen në mënyrë të tillë që funksionimi normal i vendit paralizohet ose rrezikohet seriozisht. Për fat të keq, prej disa ditësh vendi duket se po rrëshqet drejt një situate të tillë. Megjithatë, nëse gjendja aktuale e akteve të dhunshme, e lidhur me protestat e filluara pak ditë më parë dhe me tensionet sociale që burojnë prej tyre, duhet të konsiderohet një krizë kombëtare apo jo, kjo varet nga shkalla e përshkallëzimit dhe nga ndikimi i saj mbi stabilitetin e shtetit.

Nëse flasim për përshkallëzim, protestat tashmë kanë marrë shtrirje mbarëkombëtare, ndërsa ndikimi i tyre mbetet ende në fazat e para. Fakti që ministrat dhe punonjës të administratës publike nuk mund të shkojnë normalisht në zyra për të përmbushur detyrimet e tyre sipas ligjit, apo fakti që shumë anëtarë të Kuvendit qëndrojnë të fshehur ose lëvizin nën shoqërimin e truprojave private, pra në pamundësi për të ushtruar normalisht veprimtarinë e tyre, të shtyn në përfundimin se situata aktuale e akteve të dhunshme tregon një krizë të mprehtë politike dhe sociale që ka arritur nivele të larta tensioni.

Megjithatë, për sa kohë strukturat bazë të shtetit dhe rendit kushtetues mbeten në këmbë, ajo klasifikohet më shumë si një krizë e rëndë stabiliteti dhe besimi ndaj qeverisë Rama se sa si një krizë kombëtare totale. Nëse dhuna përshkallëzohet deri në paralizë të plotë të jetës publike dhe ekonomike, atëherë kalimi në një krizë kombëtare bëhet i pashmangshëm.

2. Çfarë parashikon kuadri kushtetues i Republikës së Shqipërisë?

Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ky parashikim kushtetues presupozon që Kuvendi, si pushtet legjislativ, të ushtrojë kontroll mbi drejtimin politik të vendit, domethënë të vlerësojë nëse Qeveria, si pushtet ekzekutiv, po zbaton kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Kuvendi e ushtron këtë kontroll nëpërmjet instrumenteve ligjore si seancat e pyetjeve, mocionet dhe debatet parlamentare mbi çështje që lidhen me zbatimin e politikave qeveritare, me zbatimin e ligjeve dhe me qëndrimet e qeverisë mbi çështje të ndryshme. Gjithashtu, ai ka të drejtën të ngrejë komisione hetimore për të shqyrtuar çështje të veçanta; përfundimet e këtyre komisioneve nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen Prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës së caktuar me ligj.

3. Si thirret seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shqipërisë? Cila është procedura?

Kuvendi mund të thirret në çdo kohë në seancë të jashtëzakonshme nga Presidenti i Republikës, Kryeministri ose nga një e pesta e të gjithë deputetëve. Sipas Nenit 74, pika 2 të Kushtetutës dhe Nenit 42 të Rregullores së Kuvendit, Kuvendi mund të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm me kërkesë të Presidentit të Republikës, Kryeministrit ose të paktën një të pestës së deputetëve, pra 28 nga 140. Kërkesa duhet të jetë e motivuar me shkrim dhe të përcaktojë qartë rendin e ditës; Kryetari i Kuvendit duhet ta thërrasë mbledhjen brenda tre ditëve nga paraqitja e saj. Sesioni zhvillohet vetëm për çështjet e përfshira në kërkesë dhe përfn sapo ato të jenë shqyrtuar.

Zakonisht, këto seanca thirren jashtë periudhës normale të sesioneve parlamentare, apo për raste urgjente si miratimi i dekreteve të qeverisë, ndryshime emergjente në kabinet ose kriza kombëtare, si kjo që po rrezikon Shqipëria aktualisht.

4. Një sugjerim modest për deputetët e Kuvendit

Personalisht besoj se në të dy krahët e politikës shqiptare ka ende deputetë me integritet, të cilët duhet të marrin përgjegjësinë procedurale për thirrjen e një sesioni të jashtëzakonshëm të Kuvendit të Shqipërisë. Një nismë e tillë do të shërbente për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, për të rritur transparencën mbi veprimtarinë e organeve të rendit dhe të qeverisë në tërësi, si dhe për të rikthyer debatin institucional në qendër të jetës publike.

Në një moment kur tensioni politik dhe mosbesimi shoqëror po thellohen, heshtja ose kalkulimi partiak nuk mund të jenë alternativë. Përkundrazi, përgjegjësia kushtetuese dhe guximi qytetar kërkojnë që deputetët të veprojnë pa vonesë, jo vetëm për të ushtruar kontrollin demokratik mbi ekzekutivin, por edhe për t’u dëshmuar qytetarëve se institucionet përfaqësuese nuk kanë hequr dorë nga roli i tyre themelor në mbrojtje të rendit kushtetues, qetësisë publike dhe interesit kombëtar.zef preci analiza kriza Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Pse Trump merret me protestat në Francë, por hesht për ato në Shqipëri? 19 Tetor 2026, 14:5714:57Forum Dje udhëheqës studentësh për liri, sot Komandant policie për të shtypur studentët 19 Tetor 2026, 12:2312:23Forum Rama duhet të largohet 19 Tetor 2026, 10:4910:49Forum Lea Ypi: Unë do e kisha dhënë dorëheqjen që në qershor! 18 Tetor 2026, 20:2520:25Forum Shqipëria përballë brutalitetit të pushtetit dhe revoltës së të rinjve 18 Tetor 2026, 12:2612:26Forum Shqipëria pa kryetar të shërbimeve sekrete... 18 Tetor 2026, 11:3111:31Forum