Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i është drejtuar me një letër institucioneve të Bashkimit Evropian, ku e cilëson reagimin e BE-së ndaj krizës së emigracionit në Ceuta si “mjaft asimetrik”. Në letër, Sanchez shprehet se shumica e qeverive evropiane i kanë ofruar Spanjës mbështetje, solidaritet dhe ndihmë për përballimin e situatës. Megjithatë, ai kritikon disa vende anëtare që, sipas tij, kanë zgjedhur të sulmojnë Spanjën dhe të kërkojnë përjashtimin e përkohshëm të saj nga zona Shengen. “Një qëndrim i tillë – i nxitur nga paragjykimet, dezinformimi, injoranca ose interesat politike – nuk është vetëm në kundërshtim me ligjin evropian, ligjin humanitar dhe parimet e solidaritetit që na bashkojnë, por edhe me interesat afatgjata të Evropës dhe logjikën themelore të shëndoshë”, shkruan Sanchez. Në letër, kryeministri spanjoll i referohet edhe vendimit të Romës, pa e përmendur drejtpërdrejt Italinë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Sanchez

