“Ju lutem, bëni gjithçka që asnjë i ri afrikan të mos përfjë më në Rusi”. Në kampin e të burgosurve të kapur nga ukrainasit. Vendndodhja është sekrete, në perëndim të vendit. Rikthimi këtu të bën të kuptosh lehtësisht se si, pas katër vitesh e gjysmë lufte, ka ndryshuar përbërja e ushtrisë së Moskës. LEXO edhe...VIDEO/ Mirlind Daku nuk ndikohet nga merkatoja, shënon golin e dytë sezonal me Rubin Kazanin Më parë, PoW (shkurtesa ndërkombëtare për të burgosurit e luftës sipas të drejtës ndërkombëtare) ishin kryesisht rusë, burjatë dhe aziatikë, njerëz që vinin nga territoret e republikave të Federatës Ruse. Tani, në oborrin e qendrës, shumica janë burra me ngjyrë, të cilët qëndrojnë të ndarë nga rusët. Nga Kampala, përmes Shën Petersburgut dhe pyjeve të Kupianskut, deri në kufirin me Poloninë, historia e Josephit (nuk publikojmë mbiemrin dhe fytyrën e tij, as të të burgosurve të tjerë, në respekt të Konventave të Gjenevës) tregon historinë e një bote që duket se ka vendosur të kthehet pas në kohën e skllavërisë. “Në Afrikë isha teknik në një fabrikë. Fitoja pak, jo mjaftueshëm për të mbajtur gruan dhe fëmijët e mi. Një ditë pashë një njoftim në Facebook. Ofronin një punë dhe një vizë në Rusi”, tregon ai. Joseph hipi në një avion drejt Shën Petersburgut, i veshur me rroba të lehta, pasi nuk ishte mësuar me të ftohtin. Më pas, sapo mbërriti në qytet, iu afrua një person që i kërkoi të firmoste një kontratë. “Dokumenti ishte në rusisht. Nuk e dija se çfarë po firmosja. Mendova se ishte puna që më kishin ofruar”, tregon Joseph. Ai thotë se më pas u transportua me forcë në një kamp stërvitor në Rostov mbi Don. “Nuk mund të refuzoja. Kisha firmosur kontratën dhe më kërcënonin se do të më arrestonin”, shpjegon ai. Pas disa javësh, erdhi fronti i luftës. “Nuk kisha vrarë kurrë askënd në jetën time. Nuk e dija as ku ndodhesha, ishte një pyll”, rrëfen ai. “Merresha me instalimin e antenave Starlink”. Megjithatë, gjatë rrëfimit të tij, ai bie në disa kundërthënie. “Na mbanin në një bunker të ndarë nga të tjerët, komunikonin me ne përmes një altoparlanti. Dhe nëse refuzoje të shkoje në front, të rrihnin”, thotë ai. Sipas ministrit të Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, të paktën 1 780 të rinj afrikanë nga 36 vende të ndryshme po luftojnë aktualisht në ushtrinë e Moskës në luftën në Ukrainë. Shumë prej tyre kanë shkuar në Rusi për të vazhduar studimet ose me premtimin e një pune të paguar mirë, pa e ditur se do të detyroheshin të luftonin si “mish për top”, thuhet në një raport të organizatës investigative Inpact, e cila ka zbuluar ekzistencën e rrjeteve të rekrutimit online të koordinuara nga shërbimi rus i sigurisë, FSB. Ofertat ndryshojnë, por zakonisht përfshijnë një pagesë fillestare deri në 25 mijë euro, një pagë mujore rreth 2 mijë euro, marrjen e shtetësisë ruse pas tre deri në gjashtë muaj shërbimi dhe, në disa raste, trajnim të specializuar. Mes metodave të rekrutimit janë identifikuar agjenci udhëtimi të menaxhuara nga ndërmjetës të Kremlinit, persona me ndikim të paguar nga qeveria ruse, oferta të rreme pune dhe rrjete klandestine emigracioni. Një nga rastet më të bujshme është ai në Afrikën e Jugut, ku nëntorin e kaluar u zbulua një rrjet ku dyshohet se ishte përfshirë edhe Duduzile Zuma-Sambudla, vajza e ish-presidentit Jacob Zuma. “Jam i tronditur nga mënyra se sa dinakë, çnjerëzorë dhe imperialistë mund të jenë individët ndaj afrikanëve që thjesht kanë nevojë për para”, deklaroi ambasadori ukrainas në Afrikën e Jugut, Olexander Scherba, duke akuzuar Moskën se përfiton nga të rinjtë afrikanë në kërkim të punës. Edhe Kievi ka ushtarë të huaj në radhët e tij. Ka disa afrikanë, por shumica janë nga Amerika e Jugut. Diferenca, shpjegojnë drejtuesit e qendrës që kontrollohet nga inteligjenca, është se ata janë regjistruar vullnetarisht. Joseph sot thotë se është i lumtur që u kap nga ukrainasit. Ai shpreson që një ditë të jetë i lirë dhe, mbi të gjitha, shpreson që njerëz të tjerë si ai të mos mashtrohen. Ndryshe mendon Richardi. Me origjinë nga Sierra Leone, kur e pyesim se nga vjen, përgjigjet me bindje: “Jam rus”. Richardit, ashtu si të tjerëve, i ishte premtuar një pasaportë ruse. Dhe tani ai e kërkon atë si një status. “Pres të lirohem në një shkëmbim të të burgosurve, pasi kam luftuar për ta”, thotë ai. Në Biblën që mban me vete, mes faqeve, ruan një kartëvizitë. Richard dhe të burgosurit e tjerë kanë njoftuar familjet e tyre për kapjen përmes Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe shpresojnë të mund të telefonojnë së shpejti në shtëpi, siç parashikon Konventa e Gjenevës. Por me shumë gjasa Moska, ashtu si vendet e tyre të origjinës, nuk do t’i kërkojnë. Deri tani vetëm Gana ka ndërmarrë hapa zyrtarë. Për Richardin, Josephin dhe të tjerët, ekziston vetëm një shpresë për t’u kthyer të lirë: paqja./ Corriere della Sera K.M/ReportTv.al Rusi lufta ne ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.2% 100 bashki (PD) 15.9% 61 bashki (si sot) 27.9% Vota total: 1526 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

