Lajme Zone
Kristjan Asllanit i del emri në Premier League
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kristjan Asllanit i del emri në Premier League

Hull City dëshiron mesfushorin shqiptar në huazim me të drejtë blerje sipas paraqitjeve, Interi kërkon të vendos detyrimin e blerjes.

E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të jetë larg Interit dhe shumë pranë Premier League në Angli. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e Hull City, me klubin anglez që ka shfaqur interes konkret për ta transferuar gjatë kësaj vere. Sipas ekspertit të merkatos, Nicolò Schira, Hull City synon të marrë 24-vjeçarin në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit 2026-27, sipas performancës. Megjithatë, drejtuesit e Interit nuk janë të gatshëm të pranojnë këtë formulë dhe kërkojnë që marrëveshja të përfshijë detyrimin e blerjes. Asllani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu për sezonin e ri, çka është konfirmuar edhe nga mungesa e tij në fazën përgatitore të zikaltërve. Për këtë arsye, largimi i mesfushorit shqiptar gjatë kësaj dritareje merkatoje duket gjithnjë e më i mundshëm. LEXO EDHE:VIDEO/ Ernest Muçi i shënon supergol Udineses dhe i jep fitoren Trabzonsporit në miqësoren verore Sezonin e kaluar, Asllani u aktivizua në huazim fillimisht te Torino dhe më pas te Besiktas, por asnjë prej dy klubeve nuk vendosi të ushtrojë të drejtën për transferimin përfundimtar të tij. Mesfushori shqiptar ka kontratë me Interin deri më 30 qershor 2028. I transferuar në Milano në verën e vitit 2022 nga Empoli si një prej talenteve më premtues të futbollit italian, Asllani nuk arriti të fitonte një vend të qëndrueshëm në formacionin e parë për shkak të konkurrencës së fortë në mesfushë. ? Excl. - #HullCity have shown interest in #Inter’s midfielder Kristjan #Asllani for a loan with the option to buy. Inter ask an obligation to sell him. #transfers — Nicolò Schira (@NicoSchira) August 2, 2026 S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Legjionaret kristjan asllani Hull City Inter Komente Komento Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.6% Vota total: 3711 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?