Ka zgjatur shumë pak super dueli i boksit mes shqiptarit Kristjan Prenga dhe ish-kampionit të peshave të rënda Anthony Joshua. Edhe pse Prenga e nisi shumë mirë duelin në Jeddah të Arabisë Saudite, duke hedhur 3 herë në tapet Joshuan në raundin e parë, anglezi u hakmorr fort në të dytin. Pas një breshërie grushtet Joshua e futi Prengën ne cepin e ringut, duke e hedhur nokaut në raundin e dytë. Mjaftoi vetëm hera e parë që Joshua e hodhi në tapet Prengën për të fituar Dueli i peshave të rënda ishte parashikuar me 12 raunde, por zgjati shumë pak. Për Prengën kjo ishte ndeshja e jetës, ndërsa për Joshuan pretendohet rikthimi i madh si numri 1 në botë. Në vijim do jetë dueli i madh Joshua kundër ish-kampionit tjetër të botës Tyson Fury. LEXO EDHE:Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua në duelin më të madh të boksit shqiptar SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: boks Anthony Joshua kristian prenga Komento Komente Ringu: 26/07/2026 09:14 Popull rrenacak. Tre here brenda raundit me rregullore mbyllet ndeshja ne disfavor te atij qe eshte rrezuar.
Qeveri e krimit dhe e rrenave. Rrena institucion qe ushqen zhabat e qeverise. Poshte komunizmi sovjetik dhe kopilat qe shkruajne rrena ne favor te shpelarjes se trurit me rrena. Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.6% Jo 29.1% Nuk e di 7.2% Vota total: 3164 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
