Lajme Zone
Kristian Prenga nokaut që në raundin e dytë, shqiptari mposhtet nga ish-kampioni i botës Anthony Joshua
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kristian Prenga nokaut që në raundin e dytë, shqiptari mposhtet nga ish-kampioni i botës Anthony Joshua

Përfundon në raundin e dytë sfida historike e Kristian Prengës ndaj Anthony Joshua. Boksieri shqiptar e nisi në mënyrë spektakolare përballjen, por britaniku reagoi fuqishëm dhe e mbylli duelin me nokaut.

Ka zgjatur shumë pak super dueli i boksit mes shqiptarit Kristjan Prenga dhe ish-kampionit të peshave të rënda Anthony Joshua. Edhe pse Prenga e nisi shumë mirë duelin në Jeddah të Arabisë Saudite, duke hedhur 3 herë në tapet Joshuan në raundin e parë, anglezi u hakmorr fort në të dytin. Pas një breshërie grushtet Joshua e futi Prengën ne cepin e ringut, duke e hedhur nokaut në raundin e dytë. Mjaftoi vetëm hera e parë që Joshua e hodhi në tapet Prengën për të fituar LEXO edhe...Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua në duelin më të madh të boksit shqiptar Dueli i peshave të rënda ishte parashikuar me 12 raunde, por zgjati shumë pak. Për Prengën kjo ishte ndeshja e jetës, ndërsa për Joshuan pretendohet rikthimi i madh si numri 1 në botë. Në vijim do jetë dueli i madh Joshua kundër ish-kampionit tjetër të botës Tyson Fury. SI.E./ReportTv.al boks Anthony Joshua kristian prenga Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.5% Jo 29.3% Nuk e di 7.2% Vota total: 2951 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?