Aktivisti LGBTQ+, Kristi Pinderi, i cili prej vitesh jeton në Kanada, do të bëhet baba për herë të parë së bashku me partnerin e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pinderi përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ku zbuloi se po presin një vajzë që do ta quajnë Lili. Foshnja po vjen në jetë përmes një nëne surrogato të quajtur Katheryn Smith.
Në mesazhin e tij, Pinderi tregon se shtatzënia ka kaluar javën e 20-të dhe se ky udhëtim i ri u ka ndryshuar tërësisht jetën, duke u zgjuar një ndjenjë përgjegjësie që nuk e kishin provuar kurrë më parë. “Ajo është 20 javëshe e 3 ditëshe. Kat, e cila po e mban atë në bark, ka zgjuar tek ne një ndjenjë përgjegjësie që nuk e kemi njohur kurrë më parë. E ndiejmë dashurinë që na rrethon dhe nuk mund të pyesim më veten nëse kjo po ndodh vërtet!
Shtëpia bëhet më e ngrohtë në çastin që hyjmë dhe shohim karrocën që e pret atë. Tani planifikojmë ndryshe, e përfytyrojmë të ardhmen ndryshe. Madje edhe ëndërrojmë ndryshe! Dhe kur Lili të vijë tek ne, rreth datës 21 shkurt, ne do të jemi tashmë të ndryshuar. Përgjithmonë”, ka shkruar Pinderi.

