Kryebashkiaku i Selenicës, Nertil Bellaj dhe Edi Rama Përplasja brenda socialistëve për hartën e re territoriale ka dalë edhe në skenën e “Vajza Fest”. Festivali “Vajza Fest”, i zhvilluar në fshatin Vajzë, ka vënë përballë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun socialist të Selenicës, Nertil Bellaj, në një kohë kur mes tyre qëndron debati për të ardhmen e kësaj bashkie.
Bellaj ka dalë hapur kundër propozimit të Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, që parashikon shkrirjen e Bashkisë Selenicë me Vlorën. Pikërisht në praninë e Ramës, kryebashkiaku zgjodhi të fliste edhe për punën e bërë gjatë mandatit të tij dhe la të hapur pikëpyetjen se çfarë do të ndodhë me bashkinë pas ndryshimeve territoriale.
Duke prezantuar zonën dhe potencialet e Labërisë, Bellaj renditi Amantian, Ujëvarën e Rasalit dhe Urën e Bratit. Ai i tha Ramës se në Vërmik dhe Bashaj ishte nxjerrë edhe ujë i kripur.
Por pas referencave për pasuritë natyrore, Bellaj kaloi te çështja politike që e ndan nga qëndrimi i mazhorancës për hartën territoriale. Ai tha se gjatë drejtimit të Selenicës ishte përpjekur ta bënte bashkinë “të madhe”, ndërsa për të ardhmen u mjaftua me një fjali që merr tjetër peshë për shkak të debatit për shkrirjen me Vlorën.
“Vajza dhe Labëria kanë një pasuri të jashtëzakonshme. Këtu lartë është vendi i mirë, është Amantia, është Ujëvara e Rasalit, është Ura e Bratit. Kryeministër në fund kemi nxjerrë edhe ujë deti këtu. Kështu që në Vërmik dhe Bashaj kemi edhe ujë të kripur. Këto na i ka falur natyra. Ne jemi munduar, që ashtu siç e ka famën të madhe Labëria, të madhe ta bëjmë bashkinë tonë. Pastaj të shikojmë si do shkojnë gjërat”, tha mes të tjerash Bellaj.
Rama, kur mori fjalën, nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kundërshtimit të Bellajt për shkrirjen e Selenicës. Kryeministri zgjodhi ironinë për deklaratën mbi ujin e kripur dhe më pas përmendi ministrin e Pushtetit Vendor, Ervin Demo.
“Dua të përshëndes kryebashkiakun, Nertilin dhe dua ta falënderoj për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit me ujin e kripur bashkë. Dua të përshëndes edhe ministrin e Pushtetit Vendor, zotin Demo, i cili është këtu i pranishëm për të parë si funksionon bashkia Selenicë”, tha mes të tjerash Rama.
Përmendja nga Rama e ministrit përgjegjës për pushtetin vendor erdhi pikërisht përballë kryebashkiakut që kundërshton variantin e propozuar nga socialistët për Selenicën.
Bellaj ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm nga propozimi i PS-së për hartën e re. Ai kërkon ruajtjen e Selenicës si bashki më vete, ndërsa varianti i socialistëve parashikon bashkimin e saj me Vlorën.
Kështu, “Vajza Fest” nuk mbeti vetëm te aktiviteti lokal. Rama dhe Bellaj dolën në të njëjtën skenë në një moment kur brenda mazhorancës ekziston një kundërshti konkrete për fatin administrativ të Selenicës.kryebashkiaku i selenicës nertil bellaj edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Përplasja për bashkimin me Vlorën, Rama shfaqet krah kryebashkiakut të Selenicës! 14 Gusht 2026, 20:3720:37Politike Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Edi Rama ja fut të gjithëve, në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë 14 Gusht 2026, 14:3214:32Politike 75 ditë në rrugë, revolta shqiptare nuk ndalet: Çfarë pritet të ndodhë më tej? 14 Gusht 2026, 09:1209:12Politike I sfiduar nga protesta, Edi Rama forcon 'ministrinë' e propagandës; hap thirrjen për aplikime të reja 14 Gusht 2026, 08:5408:54Politike “Takimi ishte imponim”, Malaj shigjeton Ramën: Modeli ‘këtu vendos vetëm unë’ vret demokracinë 13 Gusht 2026, 18:1818:18Politike “Rama në Dhërmi, Shqipëria digjet”, Balliu: Jep miliona për Kanye West, zjarrfikësit luftojnë me lopata 13 Gusht 2026, 15:1715:17Politike

