Lajme Zone
Minutë pas minute/ Protestuesit mesazh Ramës: Po vjen shtatori!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Minutë pas minute/ Protestuesit mesazh Ramës: Po vjen shtatori!

Mes të tjerash, protestuesi theksoi se kryeministri e di shumë mirë që po i vjen fundi ndaj po bën lëvizje të tilla duke u takuar me Alex Soros, Ron Yeffet dhe duke puthur duart e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

1 ORE ME PARE I riu i drejtohet Ramës: E di mirë që do të të sjellim fundin, prandaj darkon me Aleks Soros, përqafon Ron Yeffet dhe i puth duart Vuçiçit! I riu në protestë Një i ri, që mori fjalën në protestën e 76-të që po mbahet përpara Kryeministrisë, iu drejtua Edi Ramës duke i thënë se protestuesit do ta shembin bashkë me pushtetin e tij që sipas tij tashmë është kalbur.

Mes të tjerash, protestuesi theksoi se kryeministri e di shumë mirë që po i vjen fundi ndaj po bën lëvizje të tilla duke u takuar me Alex Soros, Ron Yeffet dhe duke puthur duart e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. “Zoti kryeministër në ikje struktura që të mbështet ty i përngjan në gradaçele të kalbur nga ndryshku që dridhet fortë në erën më të lehtë. Ne jemi këtu për ta shembur komplet.

Edhe ti e di mirë këtë. Prandaj darkon me Alex Soros dhe përqafon fort Ron Yeffet, i puth duart Vuçiç duke tentuar që të pastrosh figurën tënde. Por figura është çështje karakteri që ti nuk e ke.

Si mund të ikësh në plazh kur populli është ngritur në këmbë kundër teje, kur po digjet Tirana dhe Kruja. Për sa i përket karakterit, ka plot njerëz këtu, të rinj e të reja, që kurrë nuk shiten. Këta njerëz kanë për të ta sjellë ty fundin.”, tha ai. 1 ORE ME PARE Paralajmëron Osman Stafa: Diaspora u kthye në shesh, shtatori do të jetë për Shqipërinë! Osman Stafa Gazetari Osman Stafa, iu drejtua protestuesve në ditën e 76-të të tubimit, duke e cilësuar protestën si një moment të rëndësishëm dhe duke e lidhur vazhdimësinë e saj me pjesëmarrjen e qytetarëve.

Stafa tha se, ndryshe nga tubimet e organizuara tradicionalisht nga partitë, këtë herë sheshin e kanë mbushur qytetarët. Në fjalimin e tij, ai përmendi vjedhjen dhe shpopullimin si dy prej arsyeve që, sipas tij, kanë sjellë protestuesit në Bulevard.

Një pjesë të veçantë të fjalimit Stafa ia kushtoi diasporës shqiptare. Ai foli për të rinjtë që kishin udhëtuar mijëra kilometra për t’iu bashkuar protestës dhe e lidhi emigrimin e tyre me politikat që, sipas tij, ua kanë pamundësuar ndërtimin e së ardhmes në Shqipëri.

Gazetari tha se largimi i të rinjve ka krijuar pasoja edhe për familjet e tyre, veçanërisht për prindërit që jetojnë në Shqipëri ndërsa fëmijët i kanë jashtë vendit. Në këtë kontekst, ai deklaroi se diaspora “ka për t’ua kthyer reston” atyre që, sipas tij, e detyruan të largohej.

Stafa u ndal edhe te sistemi shëndetësor. Ai përmendi Onkologjikun dhe Neurologjinë dhe ngriti shqetësimin për pacientët që, sipas tij, nuk marrin trajtimin e nevojshëm.

Në fund të fjalimit, Stafa e lidhi vijimin e protestës me muajin shtator. Sipas tij, temperaturat e larta të gushtit nuk i kanë ndalur qytetarët, ndërsa presioni politik do të rritet me nisjen e vjeshtës.

“Kjo protestë është më e bukura që ka parë historia. 76 ditë nuk janë numra që këta duan t’i shesin, por është historia më e bukur që ka parë vendi në gjithë historinë e saj. Ju nuk jeni vetëm protestues, por misionarë, që nuk i ka parë vendi në gjithë historinë e tij. Është fatkeqësi që këto sheshe i ka mbushur partia, por këtë herë i ka mbushur Shqipëria. Ky shesh nuk e duron dot më vjedhjen, shpopullimin. Qytetarë, nuk jeni vetëm kaq, por sa shumë mbështetje, sa shumë zemra janë në këtë protestë. Diaspora erdhi, zemra e Shqipërisë. Diaspora, e cila u detyrua që të largohej nga Shqipëria. Ata që shoqërova që nga Stacioni i Trenit, ishin këta të rinj, por kishin dashurinë për Shqipërinë dhe fluturuan me mijëra kilometra për të valëvitur flamurin kuqezi. Politika i largoi nga vendi, nuk i la që të ndërtonin familjen e tyre, të ardhmen. Diaspora ka për t’ua kthyer reston këtyre. Këta i larguan. Prindërit nuk kanë mundësi që të shohin fëmijët e tyre. Edhe kur ikin në botën tjetër, ikin me brenga. Sa shumë mesazhe kam marrë këto kohë të atyre prindërve që rrisin fëmijët jashtë dhe kanë brenga për prindërit e tyre. Faleminderit diasporë, që nuk e braktisni këtë komb. Është historike kjo protestë që ndodhi në Shqipëri, në këtë shesh. Është kaq historike protesta që bën diaspora në çdo shtet. Nuk janë korba, zorra, por më të bukurit e flamurit kuqezi! Sikur të ishin ngritur shqiptarët vetëm për spitalet, për Onkologjikun apo Neurologjinë. A ka fund më të trishtueshëm për një njeri që jeton dhe punon në Shqipëri dhe kur shkon me goditje në kokë i japin një zgjidhje: ose vdis, ose paralizohu! Jemi në ditët më të nxehta të verës, por si trembi shqiptarët? I ka bërë që të prishin planet dhe të jenë këtu në shesh. Më besoni, më shumë se kjo nxehtësi, nxehtësinë reale e ndjejnë këta këtu, politikanët, pasi po vjen shtatori. Shtatori do të jetë për Shqipërinë, jo për partinë.”, tha ai. 2 ORE ME PARE Thirrja nga diaspora: T’i kthejnë popullit pasurinë e vjedhur! Protestuesi Një bashkatdhetar i ardhur nga diaspora ka mbajtur një fjalim para protestuesve të mbledhur pranë Kryeministrisë, në ditën e 76-të të protestës kundër qeverisë. Në qendër të fjalës së tij ishin Edi Rama dhe Sali Berisha, por protestuesi i shtriu akuzat ndaj gjithë klasës politike që ka drejtuar vendin gjatë 35 viteve të fundit.

Ai kërkoi që përpara përballjes së politikanëve me drejtësinë, pasuritë që ai pretendon se janë përvetësuar gjatë këtyre viteve t’i kthehen qytetarëve.

“Para se t’i fusim në burg Ramën e Berishën, duhet të bëhet çmos që t’i kthehet pasuria e vjedhur popullit! Prania jonë e shumtë këtu tregon se kërkojmë një Shqipëri të lirë!”, deklaroi protestuesi.

Ai e lidhi kërkesën për kthimin e pasurive me akuzat për korrupsion dhe keqpërdorimin e parave publike.

“Ne duam një Shqipëri të lirë ku të gjithë të jenë të barabartë, të mos ketë varfëri e pasuri ekstreme, të mos ketë hajdutë të tenderave që na lanë pa spitale, pa rrugë, pa tunele e pa ura”, tha ai.

Protestuesi nga diaspora u ndal më pas te emigrimi, duke akuzuar klasën politike se gjatë 35 viteve ka ndarë shqiptarët politikisht dhe ka krijuar kushtet që një pjesë e tyre të largohet nga vendi.

“Mos të kemi më anti-shqiptarë që janë prej 35 vitesh në fuqi, pa rreshtur, e na kanë ndarë politikisht që të urrejmë njëri-tjetrin!”, deklaroi ai.

Në fjalën e tij, protestuesi pretendoi se forcat kryesore politike kanë ndjekur të njëjtën politikë, pavarësisht përplasjeve publike mes tyre.

“Ata janë të dy dakord, janë një politikë që vijon tej imagjinatës sonë, me një qëllim: për t’ia hedhur popullit të vet!”, u shpreh ai.

Ai iu drejtua edhe të rinjve të pranishëm në protestë, duke deklaruar se brezi që po proteston nuk kontrollohet nga partitë.

“Sot ky brez i ri nuk shitet e nuk blihet, i ngjan gjeneratës së vjetër arbërore, i ngjan Skënderbeut”, tha protestuesi. 2 ORE ME PARE “Telefonova ambulancën nga Gjermania për të shpëtuar mamanë”, politologia nga diaspora: Askush nuk i përgjigjej Politologia nga diaspora Një e re shqiptare që jeton në Gjermani dhe punon si politologe iu bashkua protestës së qytetarëve para Kryeministrisë, në ditën e 76-të të tubimeve kundër qeverisë së Edi Ramës.

Duke folur para protestuesve, ajo tregoi historinë e familjes së saj dhe deklaroi se babai ishte larguar nga Shqipëria për shkak të korrupsionit. Por dëshmia e saj u ndal edhe te një episod i fundit me nënën, e cila kishte ardhur në Shqipëri për disa ditë pushime.

Sipas politologes, nëna e saj u sëmur dhe pësoi kriza, ndërsa telefonatat drejt numrit të ambulancës nuk morën përgjigje.

“Mamaja ime sot është në Shqipëri për pak ditë pushime. Por u sëmur. Kishte shumë kriza. I binte numrit të ambulancës dhe askush nuk i përgjigjej. Unë isha në Gjermani shumë në ankth”, deklaroi ajo.

E reja tha se situata e detyroi të ndërhynte nga Gjermania për të kërkuar ndihmën e shpejtë për nënën që ndodhej në Shqipëri.

“Nga Gjermania më është dashur të thërras ambulancën për ndihmën e shpejtë për të shpëtuar një jetë. Mamaja ishte vetëm dhe gjëja e parë që më thanë ishte: ‘Pse e keni lënë mamanë vetëm?’”, tregoi ajo para protestuesve.

Politologia e solli këtë episod si pjesë të dëshmisë së saj në protestë, ku qytetarëve në Tiranë iu janë bashkuar edhe shqiptarë të diasporës. 2 ORE ME PARE “Diaspora është këtu, ju erdhi fundi!”/ Edison Lika nga protesta: Do t’i largojmë ata që ju larguan! Edison Lika Dita e 76-të e protestës në Tiranë ka sjellë në shesh edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, ndërsa aktivisti Edison Lika e vendosi pikërisht praninë e tyre në qendër të fjalës së mbajtur para protestuesve.

Duke iu drejtuar emigrantëve që iu bashkuan tubimit, Lika kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe deklaroi se protesta duhet të largojë nga pushteti ata që, sipas tij, kanë detyruar shqiptarët të largohen nga vendi.

“Rroftë Diaspora! Diaspora është këtu. Ju erdhi fundi! A do t’i largojmë ata që ju larguan nga ky vend apo jo? Për çfarë keni ardhur sot? Për të kërkuar dorëheqje!”, deklaroi Edison Lika.

Thirrjet e tij u bënë gjatë protestës së 76-të, ku pjesëmarrjes së qytetarëve në Tiranë iu shtuan edhe emigrantë shqiptarë, pas paralajmërimit të organizatorëve për tubime me pjesëmarrjen e diasporës më 14, 15 dhe 16 gusht.

Lika e cilësoi praninë e diasporës si një element që i ka dhënë tjetër pamje protestës së kësaj të premteje.

“Ky shesh ka 76 ditë që duket i bukur, por secili i bie një nur kur vjen Diaspora. Diaspora e zbukuron sheshin. Dorëheqje!”, tha ai. 2 ORE ME PARE “Arrestoni Ramën, Berisha në burg!”/ Jehon sheshi para Kryeministrisë Foto nga protesta “Arrestoni Ramën!”, ishte thirrja që u dëgjua nga protestuesit pasi marshimi i ditës së 76-të mbërriti para godinës së Kryeministrisë.

Qytetarët u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa protestës iu bashkuan edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, ashtu siç kishin paralajmëruar organizatorët për tubimet e 14, 15 dhe 16 gushtit.

Pas grumbullimit, protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë. Përgjatë bulevardit ata brohoritën “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e re”, “Diaspora është këtu”, “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”.

Me mbërritjen para Kryeministrisë, protestuesit iu drejtuan edhe efektivëve të policisë të vendosur pranë godinës së qeverisë me thirrjen: “Polici këtu na ke, shiko krimin e jo ne!”.

Nga turma vijuan thirrjet “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën!”, ndërsa diaspora u bë pjesë e protestës pas thirrjeve të organizatorëve për pjesëmarrje gjatë mesit të gushtit.

Protesta vijon prej 76 ditësh në Tiranë me grumbullime dhe marshime. protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 64 ditë para Kryeministrisë, protestuesit mesazh Ramës: Mos tento të blesh protestën! 2 Gusht 2026, 20:5920:59LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Protestë kombëtare para Kryeministrisë: Edi Rama hap krahun! 1 Gusht 2026, 20:3620:36LIVE UPDATES Shkrirja e bashkive ndez zemërimin qytetar, shpërthejnë protestat për hartën e re territoriale 31 Korrik 2026, 19:5019:50LIVE UPDATES Kaos në Shkozet/ Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët te fabrika e fishekzjarrëve, paralizohet qarkullimi 30 Korrik 2026, 18:5118:51LIVE UPDATES Brenda Kuvend, jashtë protestë; qytetarët përplasen me policinë, shoqërohen disa persona 27 Korrik 2026, 10:4010:40LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Gazi dhe sulmet nuk e ndalin revoltën, qytetarët të vendosur për rrëzimin e dyshes Rama-Berisha 23 Korrik 2026, 21:2421:24LIVE UPDATES