Lajme Zone
Krimi në Roskovec/ RENEA rrethon zonën, autori liron ish-të fejuarën; negociata për vetëdorëzim
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Krimi në Roskovec/ RENEA rrethon zonën, autori liron ish-të fejuarën; negociata për vetëdorëzim

Sipas informacioneve , Refit Buzi ka liruar të renë pas rrethimit të zonës nga forcat speciale RENEA. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa vijojnë negociatat që 35-vjeçari të dorëzohet.

Autori Refit Buzi Sipas informacioneve, Refit Buzi ka liruar të renë pas rrethimit të zonës nga forcat speciale RENEA. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa vijojnë negociatat që 35-vjeçari të dorëzohet. Merr fund pengmarrja e 24-vjeçares Rozalinda Plaku. Ish-bashkëshorti i saj, Refit Buzi, e ka lënë të lirë pas disa orësh, ndërsa vijon të jetë i rrethuar nga forcat speciale RENEA. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ai vrau me armë gjahu babanë e së resë, 55-vjeçarin Arben Plaka, plagosi nënën e saj dhe më pas e rrëmbeu duke u larguar me automjet. Sipas informacioneve , Refit Buzi ka liruar të renë pas rrethimit të zonës nga forcat speciale RENEA. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa vijojnë negociatat që 35-vjeçari të dorëzohet.

Ngjarja nisi në orët e para të mëngjesit, kur Buzi dyshohet se shkoi në banesën e familjes së ish-bashkëshortes në fshatin Vidhisht, ku qëlloi me armë gjahu ndaj prindërve të saj. Si pasojë e të shtënave humbi jetën 58-vjeçari Arben Plaka, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pamje nga vendngjarja Pas krimit, autori rrëmbeu ish-bashkëshorten dhe u largua me automjet, duke vënë në lëvizje një operacion të gjerë policor për lokalizimin e tij.

Aktualisht, autoritetet po negociojnë me 35-vjeçarin që ai të vetëdorëzohet, ndërsa operacioni policor vijon.

Ngjarja ka tronditur banorët e fshatit Vidhisht, ndërsa familjarët e viktimës thonë se krimi ishte i paralajmëruar. Sipas tyre, Refit Buzi kishte kërcënuar prej kohësh ish-bashkëshorten dhe familjen e saj, duke u thënë se nëse ajo nuk rikthehej tek ai, do t'i vriste të gjithë.

Nipi i viktimës deklaroi se autori ishte shoqëruar disa herë nga policia për shkak të kërcënimeve, por ishte lënë sërish i lirë. Sipas tij, edhe mëngjesin e ngjarjes familjarët dëgjuan britma nga banesa, por nuk mundën të ndërhynin pasi autori ishte i armatosur.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe vëllai i 55-vjeçarit Arben Plaka, i cili e cilësoi vrasjen të paramenduar. Ai tregoi se autori kishte hyrë i armatosur në banesë, kishte qëlluar ndaj çiftit dhe më pas, duke kërcënuar se do të vriste këdo që do t'i dilte përpara, ishte larguar nga pjesa e pasme e shtëpisë me automjet, duke marrë me vete 24-vjeçaren.

Sipas familjarëve, 35-vjeçari kishte qenë disa herë në konflikt me ligjin për shkak të kërcënimeve ndaj ish-bashkëshortes, madje ndodhej edhe në masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ata pretendojnë se autoritetet ishin në dijeni të situatës, por kjo nuk mjaftoi për të parandaluar tragjedinë. Krimi në Fier, flet kushëriri i viktimës: Autori ishte në arrest shtëpie, familjet nuk e pranonin lidhjen

24 Korrik, 09:18 "Do vras këdo që afrohet"/ Flet vëllai i 58-vjeçarit të vrarë nga ish-dhëndri: Autori është arrestuar tre herë

24 Korrik, 08:58 Krimi në Fier, del fotoja e autorit që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten

24 Korrik, 08:54 Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-partneren, nipi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar, prokuroria nuk merrte masa! 24 Korrik, 08:48 Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, dalin detaje nga krimi në Fier; 35-vjeçari ka marrë peng edhe ish gruan

24 Korrik, 08:25 krimi i rende ne roskovec Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Kapet me armë zjarri 43-vjeçari në Bërxullë 24 Korrik 2026, 09:1709:17Kronike Krimi në Fier, flet kushëriri i viktimës: Autori ishte në arrest shtëpie, familjet nuk e pranonin lidhjen 24 Korrik 2026, 09:1409:14Kronike "Do vras këdo që afrohet"/ Flet vëllai i 58-vjeçarit të vrarë nga ish-dhëndri: Autori është arrestuar tre herë 24 Korrik 2026, 08:5508:55Kronike Krimi në Fier, del fotoja e autorit që vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten 24 Korrik 2026, 08:5108:51Kronike Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-partneren, nipi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar, prokuroria nuk merrte masa! 24 Korrik 2026, 08:4208:42Kronike Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, dalin detaje nga krimi në Fier; 35-vjeçari ka marrë peng edhe ish gruan 24 Korrik 2026, 08:2208:22Kronike