ROSKOVEC- Detaje të reja dalin në pah mbi ngjarjen tronditëse të ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku një 35-vjeçar ekzekutoi me armë gjahu ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-gruan.
Gazetarja e ABC News, Vlabona Davidhi, raporton se autori i dyshuar i krimit është Refit Buzi.
Ai qëlloi për vdekje ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe dyshohet ka marrë peng ish-gruan Rozalina Plaka. Autori i dyshuar është emigrant në Angli, por kishte pak kohë që ishte kthyer në Rroskovec.
Në zonë ai njihej si njeri problematik. Policia dhe grupi hetimor kanë ngritur pika kontrolli për lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

