Lajme Zone
Krimi brenda familjes në Lushnjë/ Pamje ekskluzive, momenti kur Policia arreston Florjan Dalladakun, 45-vjeçari vrau nënën dhe plagosi babanë
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Krimi brenda familjes në Lushnjë/ Pamje ekskluzive, momenti kur Policia arreston Florjan Dalladakun, 45-vjeçari vrau nënën dhe plagosi babanë

Top Channel ka siguruar pamjet ekskluzive, ku shihet momenti kur 45-vjeçari Florion Dalladaku arrestohet nga efektivët e Policisë së Fierit, pranë Spitalit Memorial.

Top Channel ka siguruar pamjet ekskluzive, ku shihet momenti kur 45-vjeçari Florion Dalladaku arrestohet nga efektivët e Policisë së Fierit, pranë Spitalit Memorial. Nga pamjet e siguruara nga korrespodenti Neritan Trifoni shihet autori brenda një makine të ndaluar nga policia dhe më pas zbritet nga blutë. Pas kësaj, 45-vjeçari me pranga në duar shoqërohet drejt Komisariatit.

Si ndodhi ngjarja?

Rreth orës 21:20, 45-vjeçari Florion Dalladaku dyshohet se ka goditur me sqepar nënën e tij, 80-vjeçaren Fanije Dalladaku. E moshuara nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Gjatë ngjarjes është plagosur rëndë edhe babai i tij, 77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar nga banesa me makinën e babait të tij, por u arrestua pas rreth një ore në qytetin e Fierit.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 45-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.

Sipas informacioneve të para, konflikti dyshohet se ka nisur fillimisht me vëllanë e 45-vjeçarit, i cili prej pak ditësh ishte kthyer nga Italia, ku jeton si emigrant. Top Channel