Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Krim në familje në Shkodër, 62-vjeçari ekzekuton gruan me armë gjahu në derën e shtëpisë! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO)


Një burrë në Shkodër ka vrarë gruan e tij, motivet janë ende të panjohura. Ngjarja ka ndodhur në unazën lindore të qytetit, në lagjen “Mark Lula”. Autori Shtjefën Ziçi ka qëlluar me çift bashkëshorten, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe në portën e shtëpisë.

Shkodra është tronditur mesditën e kësaj të enjteje nga një krim në familje. 62-vjeçari Shqefen Ziçi ka vrarë me çifte bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, në derën e shtëpisë. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa autori është vënë në pranga. Mësohet se kur blutë e Shkodrës kanë shkuar për ta arrestuar, nuk ka bërë rezistencë. Arma e krimit është sekuestruar. Në momentin e ngjarjes, nuk ka pasur persona të tjerë në rrugë. Banorët kanë dëgjuar të shtëna, por nuk i kanë dhënë rëndësi. Sipas tyre, nuk kanë shfaqur asnjëherë probleme apo debate. LEXO EDHE:Kompozitori me famë botërore Aldo Shllaku sjell në Shkodër 'magjinë' e muzikës së Hollywood-it Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Lajm në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:24 Vrasja në Shkodër, E afërmja e autorit: Nuk kishin konflikte, ishin njerëz të mirë (VIDEO) Një nga të afërmet e familjes në Shkodër ka folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin pak pas mesdite. Burri qëlloi me armë gjahu bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur.Zoj Nika tha se mes çiftit s’ka pasur konflikte të mëparshme dhe ishin njerëz të mirë pa probleme.“Ka qenë i mirë i ndershëm, edhe gruaja. Nuk ua di askush një fjalë të keqe. Na vjen shumë keq për këtë familje, fati i zi. E kam kushëri. Të shkretët fëmijët. Kam qenë shpesh te ta dhe nuk kanë pasur debate”, tha ajo. K.B/Shqiptarja.com Share P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: bardhee zici vrasje Shkoder shqefen zici Komento Komente Sondazhi i ditës:

9 Korrik, 15:08

Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 66.2% Jo 29.2% Disi 4.6% Vota total: 1173 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?