Lajme Zone
Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan!
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan!

Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ajo nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Foto ilustruese Një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Viktima u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t'u mbijetonte plagëve. Ngjarje e rëndë në Tiranë. Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Zogut të Zi, ku sipas informacioneve një burrë ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Krimi është regjistruar në një kompleks që ndodhet pas shkollës “Harry Fultz”.

Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ajo nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja.Policia e ka shpallur atë në kërkim dhe po zhvillon kontrolle për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

Në vendin ku ndodhi ngjarja kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar dinamikën e krimit dhe rrethanat që çuan në vrasjen e gruas.

Deri tani nuk janë bërë të ditura identitetet e viktimës dhe autorit të dyshuar, ndërsa nuk ka ende informacion zyrtar për motivin e ngjarjes.krim brenda familjes në tiranë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person 19 Shtator 2026, 12:0112:01Kronike Kokainë dhe heroinë, goditet sërish rrjeti shqiptar “Ronaldo” në Francë; kush janë dy të arrestuarit 19 Shtator 2026, 11:0611:06Kronike 4 mln euro drogë në frigorifer, arrestohet i riu shqiptar në Itali 19 Shtator 2026, 09:4809:48Kronike Video/ I zhdukur pa gjurmë, Alket Rizai i përfshirë në vrasje brenda burgut; publikohen pamjet për herë të parë 19 Shtator 2026, 07:4507:45Kronike Ngjarje tragjike në Itali/ Po shoqëronte vajzën në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni i mbetjeve 18 Shtator 2026, 22:4322:43Kronike Nga TikTok-u te “gara e vdekjes”, si humbën jetën 3 të rinjtë shqiptarë në Greqi (Foto/Video) 18 Shtator 2026, 20:0820:08Kronike