Lajme Zone
Krim brenda familjes në Greqi/ Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës, detajet
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Krim brenda familjes në Greqi/ Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës, detajet

Regjistrohet një tjetër krim brenda familjes në Rodhopi, Greqi, ku protagonistë janë sërish shtetas shqiptarë.

Regjistrohet një tjetër krim brenda familjes në Rodhopi, Greqi, ku protagonistë janë sërish shtetas shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe mëson se një 44-vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj 58-vjeçar pas një sherri banal.

Çdo gjë nisi pasi çifti për të disatën herë debatonte në prani të tre fëmijëve të tyre, dy të mitur 16 vjeçare dhe një i rritur. Në rrethana që ende nuk dihen qartë, autori goditi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend. 58-vjeçari menjëherë pasi pa se gruaja ishte e vdekur, tentoi të pinte naftë për të vrarë veten.

Autori u dërgua në spital ku po kurohet jashtë rrezikut për jetën ndërsa trupi i viktimës në morgun e spitalit. Top Channel