Lajme Zone
Krim brenda familjes në Durrës, djali plagos rëndë prindërit
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Krim brenda familjes në Durrës, djali plagos rëndë prindërit

Një çift bashkëshortësh ka mbetur i plagosur rëndë pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga djali i tyre, në fshatin Rrushkull, në njësinë administrative Manzë të Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, të dy prindërit kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gruaja po trajtohet në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa bashkëshorti

Një çift bashkëshortësh ka mbetur i plagosur rëndë pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga djali i tyre, në fshatin Rrushkull, në njësinë administrative Manzë të Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, të dy prindërit kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gruaja po trajtohet në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa bashkëshorti është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së tij.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe as motivet që mund ta kenë çuar të riun drejt këtij veprimi. Policia po vijon hetimet për të sqaruar dinamikën e plotë të saj. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm