Forcimi i llogaridhënies në sistemin e drejtësisë dhe trajtimi i ankesave ndaj gjyqtarëve e prokurorëve ishin në qendër të takimit mes Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Michel Tarran, dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Sipas njoftimit të Prezencës së OSBE-së, dy zyrtarët diskutuan zhvillimet e fundit në sistemin gjyqësor dhe çështjet që lidhen me mandatin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. LEXO edhe...Përplasja mes magjistratëve dhe qeverisë/ Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve Në fokus ishte roli i ILD-së në garantimin e llogaridhënies në sistemin gjyqësor, përfshirë shqyrtimin e ankesave dhe çështjeve disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë e respektimit të procesit të rregullt ligjor, konsistencës dhe pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë, si edhe për dhënien efektive të drejtësisë dhe forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë. U.D/ReportTv.al artur metani Michel Tarran OSBE ild Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 64.4% Jo 30.4% Nuk e di 5.2% Vota total: 191 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

