Lajme Zone
Kreu i federatës shqiptare të skive, Elvis Toçi zgjidhet zëvendës president i SES në federatës ndërkombëtare
SportReport TV

Kreu i federatës shqiptare të skive, Elvis Toçi zgjidhet zëvendës president i SES në federatës ndërkombëtare

Elvis Toçi është zgjidhur zëvendëspresident i grupimit të vendeve të vogla dhe në zhvillim (SES) të Federatës Ndërkombëtare të Skive dhe Snoëboardit (FIS).

Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, është zgjedhur zëvendëspresident i grupimit të vendeve të vogla dhe në zhvillim (SES) të Federatës Ndërkombëtare të Skive dhe Snoëboardit (FIS). Zgjedhja e Toçit u bë në kuadër të Takimeve të Vjeshtës të Komiteteve Teknike të FIS, që zhvillohen në Gjenevë nga 28 shtatori deri më 3 tetor 2026. Këto takime mbledhin përfaqësues të federatave kombëtare për të diskutuar zhvillimet teknike, të ardhmen e disiplinave të dëborës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. LEXO edhe...Sezoni i suksesshëm i skive shqiptare, natë nderimi për ‘yjet’ që shkëlqyen! Toçi: Fillimi i një tradite (FOTOT) Zgjedhja e Toçit në këtë pozicion forcon përfaqësimin e Shqipërisë në SES, grupim që bashkon vendet e vogla dhe ato në zhvillim në skijim, duke u dhënë atyre një zë më të fortë dhe mundësi më të mëdha bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare. “Është një arritje e madhe jo vetëm personale, por edhe për Shqipërinë. Është e rëndësishme që zëri i Shqipërisë në sportin e skive alpine të dëgjohet dhe, jo vetëm kaq, por të jemi edhe pjesë e vendimmarrjes për shumë prej çështjeve që lidhen me zhvillimin e këtij sporti në nivel botëror. Kjo e bën këtë arritje edhe më të veçantë për Shqipërinë. Natyrisht, edhe për mua personalisht është një arritje e madhe dhe një njohje e punës që bëjmë si Federatë edhe në arenën ndërkombëtare,”-u shpreh Toçi pas zgjedhjes. SES synon të nxisë shkëmbimin e përvojave mes federatave anëtare, të krijojë mundësi të reja për sportistët dhe të mbështesë zhvillimin e strukturave kombëtare. Zgjedhja e Toçit si Zëvendëspresident i SES vjen pas kontributit të rëndësishëm të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të skive gjatë viteve të fundit. Shqipëria ka qenë disa herë fituese dhe organizatore e Kupave SES në skijimin alpin. Gjithashtu, rezultatet e Lara Colturit dëshmojnë se sa larg mund të arrijnë vendet e vogla dhe në zhvillim, pa qenë vetëm spektatore të rezultateve të vendeve si Zvicra, Austria dhe Italia. Ne.k./ReportTv.al FIS Lara colturi federata shqiptare e skive elvis toçi Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.2% Jam i/e dyzyuar 5.2% Vota total: 2845 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?