Lajme Zone
Krerët e komunave protestojnë para Qeverisë së Kosovës, kërkojnë më shumë fonde! LVV: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit!
PolitikëReport TV

Krerët e komunave protestojnë para Qeverisë së Kosovës, kërkojnë më shumë fonde! LVV: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit!

Në protestën e organizuar nga Asociacioni i Komunave morën pjesë drejtues të komunave të qeverisura nga PDK, LDK dhe AAK, ndërsa munguan kryetarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetarët e disa komunave të Kosovës protestuan sot para objektit të Qeverisë në Prishtinë, duke kërkuar mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave të pushtetit lokal, si edhe kompensimin e detyrimeve që lidhen me kontratat kolektive. Në protestën e organizuar nga Asociacioni i Komunave morën pjesë drejtues të komunave të qeverisura nga PDK, LDK dhe AAK, ndërsa munguan kryetarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i Asociacionit të Komunave dhe njëherazi kryetar i Ferizajt, Agim Aliu, deklaroi se prej vitit 2022 deri në vitin 2026 komunave u janë marrë qindra milionë euro për të përmbushur detyrimet që burojnë nga kontratat kolektive. LEXO edhe...Kosovë, PDK refuzon kandidatin konsensual për president! Hamza: Nuk e votojmë Sejdiun, fillimin s'e ka të mirë! Me këto fonde, tha ai, do të ishin ndërtuar shkolla, çerdhe, rrugë, kanalizime dhe objekte sportive. Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, akuzoi pushtetin qendror se po përdor institucionet për të ndëshkuar qytetarët në komunat ku Vetëvendosja nuk ka fituar zgjedhjet. “Aty ku Vetëvendosja nuk fitoi, Qeveria po e bllokon buxhetin dhe investimet”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ngriti shqetësimin për vonesat në kompensimin e dëmeve në bujqësi, duke thënë se ka fermerë që presin ende dëmshpërblimet për dëmet e evidentuara që nga viti 2022. Ai i bëri thirrje Qeverisë të krijojë një mekanizëm të përhershëm kompensimi. Protesta u kundërshtua nga kryetarët e komunave që i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje. Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, tha se protesta “nuk e ka hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit”, duke shtuar se detyrimet financiare të komunave lidhen me vendime të qeverive të mëparshme. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili deklaroi se Asociacioni i Komunave duhet të përfaqësojë të gjitha 38 komunat dhe jo të përdoret për përplasje politike. Edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, hodhi poshtë pretendimet se Qeveria u ka marrë fondet komunave, duke theksuar se ato rikthehen përmes projekteve investuese. Në përfundim të protestës, organizatorët njoftuan se kërkesat e komunave do t'i dërgohen zyrtarisht kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. U.D/ReportTv.al Vetëvendosje perparim rama prishtine kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.5% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 2821 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?