Lajme Zone
Krerët e institucioneve të sigurisë me mesazhe për policët e rinj: Guxim të mbrosh ligjin edhe përballë të fuqishmëve
PolitikëTelegrafi

Krerët e institucioneve të sigurisë me mesazhe për policët e rinj: Guxim të mbrosh ligjin edhe përballë të fuqishmëve

Me ceremoni solemne u shënua diplomimi i gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, duke përmbyllur kështu procesin e përgatitjes dhe trajnimit profesional të kadetëve të rinj, të cilët tashmë do t’i bashkohen radhëve të Policisë së Kosovës.

Me ceremoni solemne u shënua diplomimi i gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, duke përmbyllur kështu procesin e përgatitjes dhe trajnimit profesional të kadetëve të rinj, të cilët tashmë do t’i bashkohen radhëve të Policisë së Kosovës.Me këtë rast, u vlerësua se ky moment shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt shërbimit policor, me përgjegjësinë për të garantuar rendin, sigurinë publike dhe zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Në ceremoninë e diplomimit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, vlerësoi rëndësinë historike të Policisë së Kosovës dhe përgjegjësinë që bartin pjesëtarët e saj në shërbim të qytetarëve dhe vendit.“Ju po hyni në një institucion që ka një vend të veçantë në historinë tonë të re. Policia e Kosovës u themelua në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, në kohën kur vendi ynë po niste ndërtimin e institucioneve të veta. Nga një shërbim policor i sapokrijuar, ajo u zhvillua në një institucion të rëndësishëm të Kosovës, duke marrë përsipër përgjegjësinë për rendin, sigurinë dhe më pas edhe për mbrojtjen e sovranitetit të vendit”, tha Haxhiu.Ajo po ashtu theksoi rëndësinë e nderimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë dhënë jetën në krye të detyrës, duke përmendur Enver Zymberin, Afrim Bunjakun dhe të gjithë policët e rënë në shërbim të vendit.Haxhiu u përcolli kadetëve edhe një mesazh për guximin, integritetin dhe përgjegjësinë që duhet ta karakterizojnë çdo pjesëtar të uniformës policore.“Guximi i një polici nuk dëshmohet vetëm në përballje me rrezikun. Guxim është edhe të veprosh drejt kur është më e lehtë të heshtësh, të mbrosh të dobëtin edhe kur përballë ke dikë të fuqishëm, si dhe të mbrosh ligjin edhe kur shkelja e tij vjen nga dikush që e njeh”, theksoi ajo.Haxhiu vuri në dukje se në mesin e gjeneratës së re janë 118 vajza dhe gra, duke e vlerësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm për institucionet e sigurisë në vend. “Ne mesin tuaj janë 118 vajza dhe gra. Dua t’ju përgëzoj për këtë zgjedhje. Prania e më shumë grave në institucionet e sigurisë është një zhvillim i rëndësishëm për vendin tonë. Derisa shumë gra po marrin përgjegjësi për sigurinë e të tjerëve, shumë gra të tjera vazhdojnë të jetojnë nën kërcënimin e dhunës, fatkeqësisht edhe brenda shtëpive të tyre. Për shumë prej tyre, vendimi për ta denoncuar dhunën vjen pas një historie të gjatë kërcënimesh, kontrolli dhe frike. Ato e dinë se ekspozimi mund t’i vërë përballë një rreziku edhe më të madh. Prandaj, kur një grua u drejtohet institucioneve, rreziku duhet të vlerësohet me seriozitet dhe masat për mbrojtjen e saj duhet të ndërmerren me kohë”, tha Haxhiu.Edhe kryeministri, Albin Kurti, tha se është lajm i mirë që edhe në këtë gjeneratë gratë po diplomohen në numër të konsiderueshëm.“Në këtë Gjeneratë të 63-të po diplomoni gjithsej 397 kadetë, prej tyre 118 gra dhe 279 burra. Pra, pothuajse çdo i treti pjesëtar është grua. Është lajm i mirë që edhe në këtë gjeneratë gratë po diplomohen në numër të konsiderueshëm. Nga momenti i betimit, secili prej jush do të jetë i gatshëm të punojë në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve, pa dallim”, tha Kurti.Kreu i Qeverisë u bëri thirrje kadetëve që të mos harrojnë dhe të nderojnë çdo ditë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës, duke përmendur Enver Zymberin, Afrim Bunjakun dhe të gjithë heronjtë e tjerë. “Secilën ditë mos harroni, por nderoni dhe kujtoni jetën dhe kontributin e heronjve të Policisë së Kosovës, si Enver Zymberi, Afrim Bunjaku dhe të gjithë ata që ranë në krye të detyrës. Ata janë busulla që orienton angazhimin dhe përkushtimin tuaj. Në mesin tuaj gjenden edhe dy djemtë e heronjve tanë, Sokol Zymeri dhe Jetlum Bunjaku. Në gjurmët e prindërve të tyre, ata do të vazhdojnë angazhimin në ruajtjen e vendit dhe zbatimin e ligjit. Qeverinë tonë do ta keni përherë përkrah”, deklaroi Kurti.Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e vlerësoi diplomimin e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës si një moment të rëndësishëm jo vetëm për kadetët e rinj, por edhe për institucionin policor dhe vendin.“Diplomimi i Gjeneratës së 63-të është një moment i rëndësishëm, jo vetëm për ju që po e përmbyllni këtë kapitull tuajin, por edhe për Policinë dhe për vendin tonë, të cilit i bashkohet një gjeneratë e re, e gatshme për të marrë përgjegjësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Sveçla.Ministri Sveçla theksoi gjithashtu rëndësinë e profesionalizmit, mundësive të barabarta dhe përfaqësimit të grave në të gjitha nivelet e institucioneve të sigurisë.“Mënyra se si e ushtroni detyrën është po aq e rëndësishme sa rezultati që arrini. Në veçanti, dua t'u drejtohem vajzave që sot diplomojnë. Prania juaj në këtë gjeneratë dëshmon rëndësinë e mundësive të barabarta dhe të rolit që gratë duhet të kenë në të gjitha nivelet e institucioneve tona. Profesionalizmi, aftësia dhe përkushtimi duhet të jenë kriteret që përcaktojnë angazhimin dhe avancimin në karrierë, e jo gjinia apo paragjykimet. Gratë duhet të jenë pjesë e barabartë e udhëheqjes dhe përgjegjësisë institucionale”, tha Sveçla.