Lajme Zone
Kremlini paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër të Rusisë nëse instalon armë bërthamore
BotëTop Channel

Kremlini paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër të Rusisë nëse instalon armë bërthamore

Kremlini ka paralajmëruar se do t’i drejtojë armët bërthamore ruse drejt Lituanisë nëse vendi baltik, anëtar i NATO-s dhe fqinj i Rusisë, vendos koka bërthamore nga arsenalet e aleatëve të tij në territorin e saj.

Kremlini ka paralajmëruar se do t’i drejtojë armët bërthamore ruse drejt Lituanisë nëse vendi baltik, anëtar i NATO-s dhe fqinj i Rusisë, vendos koka bërthamore nga arsenalet e aleatëve të tij në territorin e saj. “Nëse armët bërthamore vendosen në territorin lituanez dhe drejtohen kundër nesh, atëherë, në përputhje me rrethanat, territori i këtij vendi do të jetë në shënjestër të armëve tona bërthamore”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov .

Mbërritja e armëve bërthamore në Lituani do të ishte “një pikë kthese shumë serioze në aspektin e përshkallëzimit të tensioneve”, shtoi ai në një intervistë me televizionin shtetëror rus të publikuar sot.

Lituania po lëviz për të hequr një ndalim kushtetues për ruajtjen e armëve bërthamore në territorin e saj, në një veprim që ajo thotë se synon forcimin e sigurisë së saj pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Amendamenti kushtetues i propozuar po shqyrtohet aktualisht nga Parlamenti lituanez. Ai kërkon një shumicë prej dy të tretash për t’u miratuar, dhe propozimi ka mbështetjen e presidentit, si dhe të partive kryesore politike, dhe mund të hyjë në fuqi këtë dimër.

Në fillim të korrikut, Presidenti lituanez Gitanas Nausëda tha se vendi i tij donte t’i bashkohej pengesës bërthamore të Perëndimit kundër Moskës, duke lënë të kuptohet vendosja e armëve bërthamore në territorin e vendit baltik.

Megjithatë, zyrtarët lituanezë kanë deklaruar vazhdimisht se nuk ka plane për të strehuar armë të tilla në territorin e vendit. Top Channel