Kreditimi në vend vazhdon të rritet, me ritëm më të shpejtë se depozitat në banka. Në shtator, kreditë e përgjithshme shënuan rritje vjetore prej 14,1 për qind. Rritja vërehet si te qytetarët, veçanërisht te kreditë për banim, ashtu edhe te ndërmarrjet.Sipas të dhënave të Bankës Popullore në shtator numri i kredive të përgjithshme u rrit për 14,1 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në raport me muajin gusht rritja ishte 1,3 për qind. Te qytetarët rritja më e madhe u regjistrua te kreditë për banim, të cilat u shtuan për 16,1 për qind në nivel vjetor. Kreditë konsumatore u rritën për 12,4 për qind ndërsa kreditë e përgjithshme për ekonomitë familjare shënuan rritje prej 12,7 për qind. Rritje e lartë u regjistrua edhe te ndërmarrjet. Kreditë për bizneset u shtuan për 15,7 për qind krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Sipas Bankës Popullore kjo rritje erdhi kryesisht nga kreditimi në denarë, por u rritën edhe kreditë në valutë të huaj. Përveç kreditimit, në sistemin bankar janë shtuar edhe depozitat, në shtator ato u rritën për 9,2 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Depozitat e qytetarëve shënuan rritje me të njëjtën normë, ndërsa ato të ndërmarrjeve u shtuan për 8,6 për qind.14,1% Rritja vjetore e kredive të përgjithshme. 16,1% Rritja vjetore e kredive për banim. 9,2% Rritja vjetore e depozitave të qytetarëve – BPRMVNë fund të shtatorit, kreditë e papaguara të qytetarëve dhe kompanive ndaj bankave arritën në rreth 9,87 miliardë euro, sipas të dhënave të raportuara për këtë periudhë. /Alsat/

