Shqiptarët dhe bizneset po marrin më shumë kredi. Në vetëm një vit, kredia për ekonominë është rritur me 107.6 miliardë lekë, duke kaluar për herë të parë nivelin e 1 trilion lekëve. KREDIA PËR EKONOMINËKorrik 2025 893,110 mln lekëKorrik 2026 1,000,710 mln lekëDiferenca +107,600 mln lekëQytetarë po marrin gjithnjë e më shumë kredi për blerje banese por edhe për konsum, ndërsa bizneset për investime. Por bashkë me kredinë rriten edhe detyrimet që nuk shlyhen në kohë. Kreditë me probleme janë shtuar me 845 milionë lekë, duke arritur në rreth 36.9 miliardë lekë në fund të muajit korrik. KREDIA ME PROBLEME Korrik 2025 36,081 mln lekëKorrik 2026 36,926 mln lekëDiferenca +845 mln lekëPor edhe pse kredia e klasifikuar me probleme, pra e pashlyer në kohë është në rritje në vlerë, në përqindje situata është pozitive. Banka e Shqipërisë thotë se në fund të korrikut niveli i kredisë së keqe preku vlerën më të ulët historike duke zbritur për herë të parë në 3.6%, ose 0.3% më pak se vjet. LEXO EDHE:Sejko pret përfaqësuesen e UNDP-së, diskutojnë për ekonominë, ndryshimet klimatike dhe integrimin në BE KREDIA ME PROBLEME Korrik 2025 4.04%Korrik 2026 3.69%Diferenca -0.35%Huaja e keqe është në rënie në përqindje për shkak se, sa më shumë të rritet stoku i kredisë së dhënë për ekonominë, aq më i ulët rezulton niveli i kredisë me probleme në përqindje. Por në fakt kjo situatë që duket paradoksale, tregon se kredimarrësit po përballen me vështirësi për të shlyer në kohë detyrimet e tyre. K.T./E.H/Shqiptarja.com TAG: kredi banka e Shqiperise kredite e keqija Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8009 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
