Lajme Zone
Kosovë/ Vrau ish-kunatën Arlinda Zekaj me sëpatë, merr fund arratia 3-ditore e Albert Sylajt! Lokalizohet dhe prangoset në një zonë malore
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kosovë/ Vrau ish-kunatën Arlinda Zekaj me sëpatë, merr fund arratia 3-ditore e Albert Sylajt! Lokalizohet dhe prangoset në një zonë malore

Tre ditë pasi dyshohet se vrau ish-kunatën e tij, Arlinda Zekajn, Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, i cili ishte në shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës. Mediat e Kosovës shkruajnë se Sylaj u arrestua pas një operacioni të Policisë në zonën malore të Becit, në komunën e Gjakovës, ku ishte lokalizuar pas disa ditësh në arrati. Në

Tre ditë pasi dyshohet se vrau ish-kunatën e tij, Arlinda Zekajn, Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, i cili ishte në shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës. Mediat e Kosovës shkruajnë se Sylaj u arrestua pas një operacioni të Policisë në zonën malore të Becit, në komunën e Gjakovës, ku ishte lokalizuar pas disa ditësh në arrati. Në aksionin për kapjen e tij morën pjesë disa njësi policore, përfshirë edhe njësinë speciale FIT. LEXO edhe...U ekzekutua disa orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe parandalimin e dhunës ndaj grave Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, vetëm pak minuta pasi ishte kthyer nga komisariati i Policisë, ku kishte kërkuar mbrojtje. Pas ngjarjes, i dyshuari ishte larguar nga vendi i krimit dhe Policia e Kosovës e kishte shpallur në kërkim. Gjatë ditëve në vijim, ai po përpiqej t’u shmangej organeve të rendit. Ndërkohë, raportimet e mëvonshme flisnin për lëvizjet e tij në Prishtinë, si dhe për mundësinë që të largohej drejt Serbisë. Fillimisht, Sylaj kishte komunikuar me policinë përmes mesazheve, duke shprehur qëndrimin se nuk do të dorëzohej i gjallë. Megjithatë, pasi u lokalizua në zonën malore të Becit, ai raportohet se kishte shprehur gatishmëri për t’u vetëdorëzuar, por kishte kërkuar që paraprakisht të bisedonte me familjarët. Sipas raportimeve, Sylaj kishte komunikuar me vëllain e tij, duke kërkuar dhjetë minuta kohë për të folur me familjen para se të dorëzohej. “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”, raportohet të ketë thënë ai. Para se të përfnte në zonën malore të Becit, Sylaj dyshohet se kishte shkuar në Gjakovë për të marrë makinën e motrës së tij, me qëllim që të vazhdonte arratinë. Megjithatë, sipas raportimeve, ai ishte përballur me kundërshtimin e motrës dhe të bashkëshortit të saj, dhe më pas ishte larguar drejt zonës malore. Pas disa ditësh kërkimi, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia e Kosovës arriti ta lokalizonte dhe ta arrestonte të dyshuarin. Arrestimi u konfirmua nga Policia e Kosovës, e cila bëri të ditur se Sylaj u kap rreth orës 23:40 në Deçan. Autoritetet falënderuan qytetarët për bashkëpunimin dhe njoftuan se veprimet e mëtejshme procedurale do të ndërmerren në koordinim me organet kompetente të drejtësisë. R.Xh/ReportTv.al Albert Sylaj dhuna ndaj grave vrasje Arlinda Zekaj kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.7% Jo 22.2% Nuk e di 3% Vota total: 3279 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?