Deputetë të zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë deklaruar se partia e tyre kërkon postin e Presidentit si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme për formimin e institucioneve të reja në vend. Hykmete Bajrami dhe Jehona Lushaku-Sadriu thanë se një President nga LDK do të garantonte balancimin e pushteteve, ndërsa theksuan se postet ministrore nuk përbëjnë garanci të mjaftueshme. Deklaratat vijnë pas takimit ditën e djeshme mes Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit, i cili përfi pa marrëveshje, pasi LVV vijon të mbështesë idenë e një presidenti konsensual dhe jopartiak. LEXO EDHE:Prokuroria Speciale e Kosovës merr në pyetje Liburn Aliun, dyshohet për shpërdorim detyre kur ishte ministër i Kurtit Megjithatë, të dyja palët kanë paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve përpara seancës konstituive të Kuvendit. Ndërkohë edhe ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj mendon se posti i Presidentit duhet t’i takojë opozitës. Të mërkurën, Haradinaj tha se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi se asnjë parti nuk mund të formojë institucionet e vetme. Ai shtoi se Vetëvendosja duhet të heqë dorë ose nga pozita e kryeministrit ose e presidentit. Sipas Haradinajt opozita mund të kontribuojë në krijimin e institucioneve vetëm nëse është pjesë e vendimmarrjes. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: kosove Lumir Abdixhiku LDK LVV Presidenti Ramush Haradinaj Aleanca Albin Kurti Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.9% Jo 59.1% Nuk e di 5% Vota total: 337 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

