Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kreu i LDK Lumir Abdixhiku, do të takohen sot pasdite në përpjekje për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit pas zgjedhjeve të qershorit. Kurti iu drejtua me ftesë edhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës, por krerët e dy partive e refuzuan takimin. LEXO edhe...Kosovë/ Varreza masive në Jabukë të Zubin Potokut, ministri Sveçla: Deri më tani janë gjetur 4 trupa, ishin hedhur në gropë gëlqereje pas ekzekutimit Ftesa e Kurtit, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e 7 qershorit, vjen 2 ditë para se të mbahet seanca konstituive e kuvendit të dalë nga zgjedhjet e fundt. Në letrën që kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka dërguar Kurtit, thuhet se është bërë i qartë qëndrimi i partisë se do të qëndrojë në opozitë. Aleanca e udhëhequr nga Ardian Gjini, po ashtu e refuzoi takimin, njësoj siç kishte vepruar edhe në korrik. SI.E./ReportTv.al kosove kriza politike ne kosove Lumir Abdixhiku Albin Kurti Bedri Hamza ardian gjini Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.8% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27% Vota total: 5057 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

