Lajme Zone
Banorët e Shtrezës në Kukës lihen në harresë/ Mungesa e infrastrukturës rrugore izolon zonën. 20 familjet të rrezikuara
PolitikëBalkanWeb

Banorët e Shtrezës në Kukës lihen në harresë/ Mungesa e infrastrukturës rrugore izolon zonën. 20 familjet të rrezikuara

Fshati Shtrezë në njësinë administrative Shishtavec vijon të përballet me mungesën e infrastrukturës rrugore që e lidh me rrugën nacionale Shishtavec–Kukës. Prej vitesh banoret janë lënë në harresë, ndërsa segmenti prej rreth 600 metrash është i amortizuar dhe nuk ka njohur asnjë investim.

Fshati Shtrezë në njësinë administrative Shishtavec vijon të përballet me mungesën e infrastrukturës rrugore që e lidh me rrugën nacionale Shishtavec–Kukës. Prej vitesh banoret janë lënë në harresë, ndërsa segmenti prej rreth 600 metrash është i amortizuar dhe nuk ka njohur asnjë investim. Muhedin Gjuta shprehet se Bashkia se mungesën e ndërhyrjes e arsyeton me faktin se segmenti konsiderohet jashtë standardeve ligjore. Whatsapp Image 2026 08 04 At 12.04.58

Një tjetër shqetësim për banorët është edhe ura e amortizuar e lagjes Gjuta, e cila, sipas përfaqësuesit të lagjes, përmbytet sa herë ka reshje të dendura shiu duke vështirësuar lëvizjen dhe duke rritur rrezikun për banorët. Mungesa e investimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në largimin e shumë familjeve nga fshati që aktualisht banohet nga 20 familje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb