Lajme Zone
Kosovë, PDK dhe AAK refuzojnë kandidatin konsensual për president! Hamza: S'e votojmë Sejdiun! Gjini: S'kemi asnjë detyrim ndaj marrëveshjes LVV-LDK
PolitikëReport TV

Kosovë, PDK dhe AAK refuzojnë kandidatin konsensual për president! Hamza: S'e votojmë Sejdiun! Gjini: S'kemi asnjë detyrim ndaj marrëveshjes LVV-LDK

Përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të siguruar mbështetje sa më të gjerë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president po has në kundërshtimin e dy partive kryesore opozitare. Pas Partisë Demokratike të Kosovës, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bëri të qartë se nuk do ta votojë kandidatin e propozuar nga LVV-ja dhe LDK-ja. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza,

Përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të siguruar mbështetje sa më të gjerë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president po has në kundërshtimin e dy partive kryesore opozitare. Pas Partisë Demokratike të Kosovës, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bëri të qartë se nuk do ta votojë kandidatin e propozuar nga LVV-ja dhe LDK-ja. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se partia e tij nuk do t'i bashkohet marrëveshjes së arritur mes dy partive dhe nuk do të mbështesë Sejdiun për president. LEXO edhe...LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president “Nuk ka ndryshim të qëndrimit. Qëndrimi i PDK-së është i qartë, nuk jemi pjesë e marrëveshjes dhe nuk e votojmë zotërinë Sejdiu për president”, tha Hamza. Ai shtoi se deri tani nuk ka pasur asnjë komunikim me Sejdiun dhe se, nëse zgjidhet president, ai duhet të jetë një figurë unifikuese. “Asnjë komunikim. Asnjë diskutim nuk ka. Ai, nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues. Fillimet nuk janë të mira”, u shpreh kreu i PDK-së. Në të njëjtën linjë u pozicionua edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, i cili deklaroi se AAK nuk ka asnjë detyrim ndaj marrëveshjes së arritur mes LVV-së dhe LDK-së. “Qëndrimi i Aleancës është i qartë që prej datës 7 qershor. Ne nuk kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshjeje që bëjnë dy parti politike të tjera. S'kam kohë për kësi lojërash të fëmijëve që janë me qëllim mashtrimin e opinionit publik dhe dërgimin e Kosovës në zgjedhje. Jemi qind për qind unik. Çfarëdo vendimi që merret në Aleancë, grupi parlamentar është unik”, tha ai. Bekim Sejdiu u propozua si kandidat i përbashkët për president nga LVV-ja dhe LDK-ja pas marrëveshjes së arritur më 31 gusht, në përpjekje për t'i dhënë fund ngërçit politik që ka bllokuar krijimin e institucioneve të reja në Kosovë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Ora 16:28 LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka miratuar unanimisht marrëveshjen politike të arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për tejkalimin e krizës institucionale, duke i dhënë njëkohësisht mbështetje zyrtare kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Kosovës.Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së partisë, e cila, sipas LDK-së, miratoi marrëveshjen e negociuar nga ekipi i saj dhe nominimin e Sejdiut për kreun e shtetit.Në deklaratë, LDK thekson se ky vendim synon garantimin e stabilitetit institucional, funksionimin normal të rendit kushtetues dhe shmangien e një krize të re politike.Partia e vlerëson Bekim Sejdiun si një figurë me përvojë në fushën kushtetuese dhe diplomatike, duke theksuar se ai mund të ushtrojë detyrën e presidentit në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe dinjitoze.Sipas LDK-së, kandidatura e Sejdiut synon zgjedhjen e një presidenti që qëndron mbi ndarjet partiake, respekton Kushtetutën dhe përfaqëson Kosovën brenda dhe jashtë vendit, me orientim të qartë euroatlantik.Kryesia u bëri thirrje deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së që gjatë votimit të veprojnë në përputhje me vendimet e partisë. Share U.D/ReportTv.al AAK ardian gjini Bedri Hamza Kuvendi i kosoves Bekim Sejdiu PDK kosove LDK Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.5% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 2887 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?