Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të shtunën në orën 11:00. Përveçse u njoftoi gazetarëve se me Albin Kurtin nuk kishte arritur një marrëveshje, kreu i LDK Lumir Abdixhiku tha pas takimit me kreun e Vetëvendosjes se i kishte kërkuar atij të konstituojë sa më parë parlamentin si një detyrim që i takon partisë fituese të zgjedhjeve. LEXO edhe...Kosovë/ Deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën konstituive Për Abdixhikun Kosova është në një rrugë pa zgjidhje tashmë. “Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshje eventuale, nuk pres që të ndryshoj pa ndryshuar pozicionet politike të partive”, tha Abdixhiku. Me numrat që ndoshta ia sigurojnë ngritjen e parlamentit dhe votëbesimin e qeverisë Kurti, urgjencën e zgjidhjes së krizës e sheh vetëm tek marrëveshja për Presidentin. Këtu thotë se me numrat zgjedhore të LDK-së me pritshmëritë nuk përputhen. “Pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe është bindja ime që ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Kurti. Vijon të këmbëngulë për një kandidat siç thotë jopolitik, profil për të cilin siç tha disponon dhjetra emra. Me vjosa Osmanin që e refuzoi në muajin mars si kandidate jounifikuese e politike dhe në rast se do të duhej zgjedhja e një presidenti partiak, Kurti mendon se posti i Presidentit do të të duhej ti takojë Vetëvendosjes. “Unë e kam thënë edhe herë të tjera, duhet një president jo politik, se po të ishte për president partiak, atëherë për parti jemi vetë”, vijoi ai. Pikëpyetjet tani mbeten tek konstituimi i parlamentit. Në mungesë të kësaj do të pamundësohej edhe një votim i mundshëm për presidentin e ri. Ndërkohë, mesnata e kësaj të premteje sipas aktgjykimit të gjykatës kushtetuese të Kosovës vitin e kaluar, është afati i fundit kur kryeparlamentari dhe nënkryetarët duhet të jenë zgjedhur. Dje në seancën e parë Kurti nuk propozoi një emër edhe pse ai i takon LVV dhe tha se duhej më shumë kohë për negociata mbi një marrëveshje të mundshme. Pas takimit me Abdixhikun, Kurti ia la kryesuesit të seancës Avni Dehari përgjegjësinë për të mbledhur deputetët për vijimin e seancës konstituuese, ndërsa nuk tha nëse do të propozojë një emër për kryeparlamentar. Ora 20:07 Kosovë/ Deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën konstituive Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë mbledhur në Kuvend, vetëm pak orë para skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e legjislaturës së 11-të.Dy partitë e tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që ta thërrasë sonte vazhdimin e seancës konstituive, në mënyrë që procesi të përmbyllet brenda afatit të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.Në reagimin e saj, LDK-ja ka shprehur shqetësimin për moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues, duke paralajmëruar se një situatë e tillë rrezikon ta vendosë Kosovën në një fazë të paqartësisë kushtetuese dhe mungesës së legjitimitetit institucional.Deputeti i AAK, Besnik Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të rendit kushtetues, duke thënë se veprimet e saj po krijojnë një precedent të rrezikshëm për vendin. Share Ora 20:01 Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka ofruar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) postin e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të mbështetjes për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.Në letrën drejtuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, Kurti ka shprehur keqardhje për refuzimin e takimit nga ana e kësaj partie, duke theksuar se komunikimi mes tyre duhet të zhvillohet përmes dialogut të drejtpërdrejtë dhe jo vetëm me shkresa zyrtare.Ai ka thënë se e respekton vendimin e PDK-së për të mbetur në opozitë, por ka theksuar se konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e presidentit janë procese që kërkojnë bashkëpunimin e të gjitha forcave politike.Sipas Kurtit, kontributi real i PDK-së nuk është vetëm propozimi i emrit për nënkryetar të Kuvendit, por edhe pjesëmarrja në zgjedhjen e presidentit, gjë që, sipas tij, do ta shmangte mbajtjen e zgjedhjeve të reja.“Kontribut real mund të jepni pikërisht te zgjedhja e presidentit/es, e cila do të na i evitonte edhe një palë zgjedhje të panevojshme e të paarsyeshme, gjithsesi të dëmshme si për buxhetin e shtetit ashtu edhe për ekonominë e vendit”, ka shkruar Kurti.Në fund të letrës, ai i propozoi PDK-së që kjo parti të marrë postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të mbështetjes për presidentin. “Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për president/e të ri/e të Republikës jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit/es suaj të Kuvendit me kryetarin/en e Kuvendit nga ne. Ky do të ishte një kontribut i juaji me përfitim për PDK-në: udhëheqjen e njërës nga tri pozitat e larta politike shtetërore në Republikën e Kosovës”, thuhet në letrën e Kurtit. Share Ora 17:54 Kuvendi i Kosovës vijon të shtunën seancën për konstituimin Edhe pse afati kushtetues për seancën konstituive të Kuvendit përfn sonte, vazhdimi i saj është caktuar për të shtunën e 8 gushtit.Në një njoftim publik, Kuvendi ka treguar se seanca do të vazhdojë me fillim nga ora 11 të shtunën. Share Ora 15:56 Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes, propozimi për presidentin duhet të vijë nga ne Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë shumë larg marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje. “Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshje eventuale, nuk pres që të ndryshojë pa ndryshuar pozicionet politike të partive. Për LDK-në balanca institucionale është e domosdoshme dhe derisa nuk ka balancë, nuk mund të ketë as marrëveshje. Nëse qëndrojnë pozicionet e njëjta si të dhjetorit përfundimi është i njëjtë si tani”, ka thënë Abdixhiku pas takimit me Albin Kurtin.Ai theksuoi se qëllimi i LDK-së ka qenë të gjendet zgjidhja, derisa ka shprehur keqardhje, duke thënë se janë në rrugë që nuk jep zgjidhje afatgjate. “Qëllimi i LDK ka qenë të gjendet zgjidhja, jo të merremi kush kë po e mund, po e mashtron, po e vonon. Në këtë pikë me keqardhje them se jemi në rrugë që nuk jep zgjidhje afatgjatë”, është shprehur Abdixhiku.Abdixhiku shtoi se LDK-ja ka kërkuar që ta propozojë emrin për president. “Është çështja e presidentit. LDK ka kërkuar që presidenti të propozohet nga LDK, natyrisht që emrat të diskutohen me partnerët dhe në këtë pikë nuk kemi pasur dakordancë. Oferta e dhjetorit që LDK të merr jo kryetarit e Kuvendit, por zv.kryeministrin dhe disa ministri nuk është e mjaftueshme, nuk është dinjitoze as për të dhënë zgjidhje për krizën që jemi. Nuk mund ta pranojmë si të tillë, nëse e doni LDK-në në qeverisje atëherë LDK duhet të jetë e përfaqësuar. Sapo të pajtohemi që propozimi për president të vijë nga LDK, atëherë bashkë me Kurtin e caktojmë atë emër. Nuk po flas ‘na jepni mbështetje dhe vijmë me dy emra’. Jo jo, flasim, sepse po flasim për presidentin”, ka shtuar ai. Share SI.E./P.J/ReportTv.al kosove kriza politike ne kosove Albin Kurti Vetëvendosje AAK PDK Komento Komente Turi: 07/08/2026 20:00 Ja kokrrat e malokeve qe duan vetem pushtet. E shnderruar kosoven ne shtet letre. Përgjigju VV - Vet Vrasje.: 07/08/2026 15:00 O Sejdin, Ne cdo vend demokratik eshte fituesi qe ben leshim jo opozita, opozita ka humbur ska ca humb me, fitues mavrija VV hedh lemosha qe to afroje humbesit, ju Kosovaret i fusni ne nje kallep humbesin dhe fitusesin dhe vazhdoni ti tregoni botes se skeni aftesi shtetformuese, ate qe vucici deklaron, pra vazhdoni shkoni pas kurtovicit te VV _ Vet Vrasjes Përgjigju [email protected]: 07/08/2026 12:58 Zoti ivraft tè gjitha si pozit si opozit sinuk juvjen turp melujt me djenjat e popullit ne si qytetar tè republikès duhet me uçu nkèm me ekèrku krejt kta politikan qè jan pèr momentin duhet me ilargu nga skena politike gjegjsisht ibie revolucion duhet nè kosov prandaj bèj apel teghith populli ikosovès nçohen nkèm nuk shkon kshu xdo 6 muj zgjedhe jo jo boll ma boll jena lodhur dhe nuk jubesojm ktyre çfar çyqarash jo jo sjubesohet Përgjigju Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.6% Jo 60.4% Nuk e di 5% Vota total: 2705 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
