Lajme Zone
Kosovë/ Në mesnatë skadon afati për konstituimin e Kuvendit, seanca shtyhet për të shtunën! Takimi Kurti-Abdixhiku s'prodhon rezultat
PolitikëReport TV

Kosovë/ Në mesnatë skadon afati për konstituimin e Kuvendit, seanca shtyhet për të shtunën! Takimi Kurti-Abdixhiku s'prodhon rezultat

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të shtunën në orën 11:00. Përveçse u njoftoi gazetarëve se me Albin Kurtin nuk kishte arritur një marrëveshje, kreu i LDK Lumir Abdixhiku tha pas takimit me kreun e Vetëvendosjes se i kishte kërkuar atij të konstituojë sa më parë parlamentin si një detyrim që i takon partisë fituese të zgjedhjeve. LEXO edhe...Alban Daci: Kosova mes marrëve

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të shtunën në orën 11:00. Përveçse u njoftoi gazetarëve se me Albin Kurtin nuk kishte arritur një marrëveshje, kreu i LDK Lumir Abdixhiku tha pas takimit me kreun e Vetëvendosjes se i kishte kërkuar atij të konstituojë sa më parë parlamentin si një detyrim që i takon partisë fituese të zgjedhjeve. LEXO edhe...Alban Daci: Kosova mes marrëveshjes politike dhe shantazhit politik Për Abdixhikun Kosova është në një rrugë pa zgjidhje tashmë. “Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshje eventuale, nuk pres që të ndryshoj pa ndryshuar pozicionet politike të partive”, tha Abdixhiku. Me numrat që ndoshta ia sigurojnë ngritjen e parlamentit dhe votëbesimin e qeverisë Kurti, urgjencën e zgjidhjes së krizës e sheh vetëm tek marrëveshja për Presidentin. Këtu thotë se me numrat zgjedhore të LDK-së me pritshmëritë nuk përputhen. “Pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe është bindja ime që ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Kurti. Vijon të këmbëngulë për një kandidat siç thotë jopolitik, profil për të cilin siç tha disponon dhjetra emra. Me vjosa Osmanin që e refuzoi në muajin mars si kandidate jounifikuese e politike dhe në rast se do të duhej zgjedhja e një presidenti partiak, Kurti mendon se posti i Presidentit do të të duhej ti takojë Vetëvendosjes. “Unë e kam thënë edhe herë të tjera, duhet një president jo politik, se po të ishte për president partiak, atëherë për parti jemi vetë”, vijoi ai. Pikëpyetjet tani mbeten tek konstituimi i parlamentit. Në mungesë të kësaj do të pamundësohej edhe një votim i mundshëm për presidentin e ri. Ndërkohë, mesnata e kësaj të premteje sipas aktgjykimit të gjykatës kushtetuese të Kosovës vitin e kaluar, është afati i fundit kur kryeparlamentari dhe nënkryetarët duhet të jenë zgjedhur. Dje në seancën e parë Kurti nuk propozoi një emër edhe pse ai i takon LVV dhe tha se duhej më shumë kohë për negociata mbi një marrëveshje të mundshme. Pas takimit me Abdixhikun, Kurti ia la kryesuesit të seancës Avni Dehari përgjegjësinë për të mbledhur deputetët për vijimin e seancës konstituuese, ndërsa nuk tha nëse do të propozojë një emër për kryeparlamentar. Ora 17:54 Kuvendi i Kosovës vijon të shtunën seancën për konstituimin Edhe pse afati kushtetues për seancën konstituive të Kuvendit përfn sonte, vazhdimi i saj është caktuar për të shtunën e 8 gushtit.Në një njoftim publik, Kuvendi ka treguar se seanca do të vazhdojë me fillim nga ora 11 të shtunën. Share Ora 15:56 Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes, propozimi për presidentin duhet të vijë nga ne Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë shumë larg marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje. “Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshje eventuale, nuk pres që të ndryshojë pa ndryshuar pozicionet politike të partive. Për LDK-në balanca institucionale është e domosdoshme dhe derisa nuk ka balancë, nuk mund të ketë as marrëveshje. Nëse qëndrojnë pozicionet e njëjta si të dhjetorit përfundimi është i njëjtë si tani”, ka thënë Abdixhiku pas takimit me Albin Kurtin.Ai theksuoi se qëllimi i LDK-së ka qenë të gjendet zgjidhja, derisa ka shprehur keqardhje, duke thënë se janë në rrugë që nuk jep zgjidhje afatgjate. “Qëllimi i LDK ka qenë të gjendet zgjidhja, jo të merremi kush kë po e mund, po e mashtron, po e vonon. Në këtë pikë me keqardhje them se jemi në rrugë që nuk jep zgjidhje afatgjatë”, është shprehur Abdixhiku.Abdixhiku shtoi se LDK-ja ka kërkuar që ta propozojë emrin për president. “Është çështja e presidentit. LDK ka kërkuar që presidenti të propozohet nga LDK, natyrisht që emrat të diskutohen me partnerët dhe në këtë pikë nuk kemi pasur dakordancë. Oferta e dhjetorit që LDK të merr jo kryetarit e Kuvendit, por zv.kryeministrin dhe disa ministri nuk është e mjaftueshme, nuk është dinjitoze as për të dhënë zgjidhje për krizën që jemi. Nuk mund ta pranojmë si të tillë, nëse e doni LDK-në në qeverisje atëherë LDK duhet të jetë e përfaqësuar. Sapo të pajtohemi që propozimi për president të vijë nga LDK, atëherë bashkë me Kurtin e caktojmë atë emër. Nuk po flas ‘na jepni mbështetje dhe vijmë me dy emra’. Jo jo, flasim, sepse po flasim për presidentin”, ka shtuar ai. Share SI.E./P.J/ReportTv.al kosove kriza politike ne kosove Albin Kurti Vetëvendosje AAK PDK Komento Komente VV - Vet Vrasje.: 07/08/2026 15:00 O Sejdin, Ne cdo vend demokratik eshte fituesi qe ben leshim jo opozita, opozita ka humbur ska ca humb me, fitues mavrija VV hedh lemosha qe to afroje humbesit, ju Kosovaret i fusni ne nje kallep humbesin dhe fitusesin dhe vazhdoni ti tregoni botes se skeni aftesi shtetformuese, ate qe vucici deklaron, pra vazhdoni shkoni pas kurtovicit te VV _ Vet Vrasjes Përgjigju [email protected]: 07/08/2026 12:58 Zoti ivraft tè gjitha si pozit si opozit sinuk juvjen turp melujt me djenjat e popullit ne si qytetar tè republikès duhet me uçu nkèm me ekèrku krejt kta politikan qè jan pèr momentin duhet me ilargu nga skena politike gjegjsisht ibie revolucion duhet nè kosov prandaj bèj apel teghith populli ikosovès nçohen nkèm nuk shkon kshu xdo 6 muj zgjedhe jo jo boll ma boll jena lodhur dhe nuk jubesojm ktyre çfar çyqarash jo jo sjubesohet Përgjigju Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.5% Jo 60.5% Nuk e di 5% Vota total: 2632 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?