Lajme Zone
Kosovë/ Formula e Haradinajt për krizën politike: Thaçi president! PDK-AAK: Të konstituohet Kuvendi e të krijohen institucionet
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kosovë/ Formula e Haradinajt për krizën politike: Thaçi president! PDK-AAK: Të konstituohet Kuvendi e të krijohen institucionet

Edhe këtë të shtunë, deputetët e opozitës në Kosovë iu drejtuan sërish Kuvendit të Republikës! nSalla ishte bosh, ndërsa brenda saj hynë deputetë te Partisë Demokratike dhe Aleancës. Në foltore ata kërkuan konstituimin sa më parë të kuvendit dhe nisjen e krijimit të institucioneve. LEXO edhe...Kriza politike në Kosovë, Haradinaj propozon rikthimin e Hashim Thaçit si president “Sot Kosova është duk

Edhe këtë të shtunë, deputetët e opozitës në Kosovë iu drejtuan sërish Kuvendit të Republikës! nSalla ishte bosh, ndërsa brenda saj hynë deputetë te Partisë Demokratike dhe Aleancës. Në foltore ata kërkuan konstituimin sa më parë të kuvendit dhe nisjen e krijimit të institucioneve. LEXO edhe...Kriza politike në Kosovë, Haradinaj propozon rikthimin e Hashim Thaçit si president “Sot Kosova është duke e dobësuar veten edhe në rrafshin e brendshëm. Sot deputetët janë duke e shkelur aktin më të shenjtë, betimin e tyre, ndërsa partia që i ka fituar zgjedhjet është duke e shkelur aktin më të lartë, Kushtetutën”, tha Besnik Tahiri, Deputet i AAK “Përgjegjësia jonë është e qartë, ta mbrojmë Kushtetutën tonë. Mandati i deputetit është përgjegjësi dhe bëj thirrje kryesuesit të seancës konstituive që ta thërrasë seancën konstituive”, tha Altin Krasniqi nga PDK. Pjesë e këtij aksioni politik para Kuvendit nuk ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën së fundmi kreu i Lëvizjes vetëvendosje po mban bisedime që i quan pozitive lidhur me çështjen e presidentit të ri Në prag të vendimit për katërshën e UÇK-së më 16 shtator, ish-kreu historik i AAK-së, Ramush Haradinaj artikuloi emrin e Hashim Thaçit për kryetar shteti. “Në qoftë se do me gjetë zgjidhje Kurti, pra regjimi i Kurtit, me thënë të drejtën, është nderi i kësaj legjislature, po edhe i çdo legjislature, që t’ia vazhdojmë mandatin Presidentit Thaçi. Atij i është marrë mandati me një ndërhyrje ligjore, dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë, si shqiptarë, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake apo politike, po për shkak të një kundërpërgjigjeje ndaj armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë, që t’ia vazhdojmë mandatin”, tha Ramush Haradinaj. Negociatat për krijimin e qeverisë kanë dështuar mes VV dhe LDK, ndërsa kjo e fundit mbetet e hapur për të biseduar për të zgjedhur një president konsensual. Ora 12:55 Kriza politike në Kosovë, Haradinaj propozon rikthimin e Hashim Thaçit si president Foto: Hashim Thaçi dhe Ramush HaradinajIsh-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër situatën aktuale institucionale në vend, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e bllokon funksionimin e Kuvendit dhe po e mban Kosovën në krizë politike.Haradinaj tha se ditët po kalojnë ndërsa Kuvendi mbetet i pakonstituuar, duke e cilësuar këtë si “djegie të mandatit” të deputetëve të zgjedhur.“Ditët po kalojnë, seanca, Kuvendi është inekzistent. E vërtetë që është djegie e mandatit të atyre që janë zgjedhur, djegie e mundësisë dhe kjo po ndodh nga regjimi i Kurtit”, tha ai.Sipas tij, mos-thirrja e seancës me arsyetimin se mungesa e një marrëveshjeje mund të shkaktojë tensione apo dhunë në Kuvend është vetëm një arsyetim.Ai ka propozuar një zgjidhje që lidhet drejtpërdrejt me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se vazhdimi i mandatit të tij do të ishte një mundësi për të shmangur mbajtjen peng të vendit.“Është nder edhe i kësaj legjislature që t’ia vazhdojmë mandatit presidentit Thaçi, atij i është marrë mandati, dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë si shqiptarë, si komb, për shkak të një kundërpërgjigjeje armiqve të Kosovës, që t’ua vazhdojmë mandatin”, u shpreh ai. Share P.J/Xh.K/ReportTv.al kriza politike ne kosove LDK Albin Kurti kosove AAK PDK Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.9% Social media 15.8% Vota total: 6106 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?