Lajme Zone
Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vijuar edhe të enjten aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjet në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë vijuar edhe të enjten aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjet në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Aksioni i kësaj të enjteje është mbështetur edhe nga deputetë të Aleancës, ndërsa në protestë kanë marrë pjesë edhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë.

PDK prej disa ditësh po zhvillon protesta dhe aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar që të thirret sa më shpejt vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit dhe të zhbllokohet procesi i krijimit të institucioneve të reja.

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje vazhdimisht kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, që të caktojë vazhdimin e saj. PDK ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po mbajnë të bllokuara institucionet e vendit.

Nga ana tjetër, edhe Aleanca ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj zvarritjes së procesit të konstituimit të Kuvendit, duke kërkuar që Kosova të rikthehet sa më shpejt në funksionalitet të plotë institucional.

Ngërçi politik vijon prej kohësh, ndërsa Kuvendi i Kosovës ende nuk ka përfunduar procesin e konstituimit, duke penguar avancimin e mëtejshëm të krijimit të institucioneve të reja. Top Channel