Lajme Zone
Kosova i mbyll derën Elvedin Peziç, predikuesi ekstremist arrestohet dhe më pas deportohet
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kosova i mbyll derën Elvedin Peziç, predikuesi ekstremist arrestohet dhe më pas deportohet

Predikuesi ekstremist islamik, Elvedin Pezić nga Bosnja dhe Hercegovina është arrestuar dhe më pas depërtuar nga Kosova, pasi u ndalua një ditë para një promovimi libri në Vitomiricë pranë Pejës. Pezić u mbajt i arrestuar për 6 orë dhe më pas u shoqërua nga Policia e Kosovës përtej pikës kufitare me Malin e Zi.

Elvedin Pezić ka qenë aktiv në hapësirën online për vite me radhë si një "predikues islamik", shpesh me pikëpamje kontraverse... Predikuesi ekstremist islamik, Elvedin Pezić nga Bosnja dhe Hercegovina është arrestuar dhe më pas depërtuar nga Kosova, pasi u ndalua një ditë para një promovimi libri në Vitomiricë pranë Pejës. Pezić u mbajt i arrestuar për 6 orë dhe më pas u shoqërua nga Policia e Kosovës përtej pikës kufitare me Malin e Zi.

Sipas ligjit të Kosovës, një shtetas i huaj mund të deportohet nga vendi nëse përbën rrezik për rendin publik, sigurinë kombëtare ose shëndetin publik. Ai mësohet se ka hyre ne piken kufitare te Kullës, në afërsi të Pejës më datë 13.08.2026. Me automjetin me targa të Bosnjës, T68A379. Ka qene i shoqëruar nga Mithad Ceman, një tjetër përfaqësues selefist konservator por ky i fundit është lëne i lire pas marrjes në pyetje. Kurse Pezic është mbajtur për rreth 6 orë nga Policia e Kosovës dhe sot është vijuar procedurat për dëbimin nga Kosova Eldevin Pezic ka lindur më 31.07.77. Ai është me origjine nga Bosnje Hercegovina. Ka studiuar ne Medine për teologji. Ka jetuar përgjatë viteve të studimit ne Emirate, Arabi Saudite ,Jordani. Është përfaqësues i rrymës Selefi! Ka shume ndjekës ne rrjete sociale por shpesh janë hasur shume polemika mes besimtareve, kryesish nga besimtaret mysliman te moderuar pas ligjëratave te tij ekstremiste. Elvedin Pezić ka qenë aktiv në hapësirën online për vite me radhë si një "predikues islamik", shpesh me pikëpamje kontraverse, të cilat i paraqet edhe në leksione në të gjithë BiH-në dhe vendet fqinje. Predikuesit islamikë Elvedin Pezić dhe Mithad Ćeman ishin planifikuar të mbanin një promovim libri të enjten në Vitomiricë në komunën e Pejës, pastaj në Dobrushë në komunën e Istogut dhe një ditë më vonë në qytetin Reçane në rajonin e Prizrenit.

Ai konsiderohet si një nga predikuesit konservatorë që e quajnë veten selefi, sipas brezave të parë të myslimanëve.

Pezić konsiderohet si një nga të ashtuquajturit da'i më të popullarizuar në BiH, i ndjekur nga më shumë se 300 mijë njerëz vetëm në Facebook, dhe është gjithashtu aktiv në platforma të tjera ku pretendon se ofron udhëzime dhe këshilla fetare, përgjigjet në pyetje nga audienca dhe kritikon ose reagon ndaj ngjarjeve dhe fenomeneve të ndryshme në shoqëri.

Elvedin Pezić, deklaroi në një nga videot e tij se shoqëria perëndimore ka rënë moralisht kur një grua nxirret nga shtëpia dhe bëhet gjithçka përveç se të jetë nënë, duke i vlerësuar qëndrime të tilla si në kundërshtim me mësimet islame mbi të drejtat dhe detyrimet e grave myslimane. Pezić bëri thirrje gjithashtu për dhunë fizike ndaj grave.

"I Plotfuqishmi e di se do të ketë gra për të cilat nuk mjafton t'i këshillosh, as t'u kthesh shpinën në shtrat. Ka njerëz që nuk dinë ta kuptojnë dhe ta përmirësojnë veten përveçse duke u goditur", tha Pezić në një nga leksionet e tij online.

Duke shpjeguar mënyrën se si duhet goditur grushti, Pezić tha se ai nuk duhet të lërë një mavijosje dhe se duhet shmangur goditja në fytyrë. Pezić flet shpesh për gratë në fjalimet e tij. Ai postoi një status në Facebook duke u sugjeruar grave se grimi dhe parfumi janë të ndaluara jashtë shtëpisë. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Ngërçi për emrin e presidentit; kush po e mban peng Kosovën? 14 Gusht 2026, 13:0013:00Kosova LDK-ja hoqi dorë nga kushtet, Kurti: Presidenti i ardhshëm duhet të jetë konsensual 14 Gusht 2026, 12:3512:35Kosova Afati 30-ditor skadoi; kush e pengon zgjidhjen e ngërçit në Kosovë? 14 Gusht 2026, 09:5009:50Kosova Kosova shpreson për zgjidhje, LDK-ja heqë dorë nga kushtet; Abdixhiku: Nuk duam asnjë post, le t’i mbajë LVV-ja! 13 Gusht 2026, 17:4517:45Kosova Vuçiç e bën fakt të kryer devijimin e Ibrit: Javën e ardhshme formohet grupi i ekspertëve, do bëjmë hidrocentral 13 Gusht 2026, 14:0814:08Kosova Përplasjet në Kuvend, PDK: Kurti po bllokon institucionet, duhet të reflektojë! 12 Gusht 2026, 17:1917:19Kosova