Lajme Zone
Kosova hedh hapin e parë drejt zgjidhjes së krizës, Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit
PolitikëPamfleti

Kosova hedh hapin e parë drejt zgjidhjes së krizës, Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit

“LVV për kryetare të Kuvendit të Kosovës e propozon zonjën Albulena Haxhiu. Është arritur një marrëveshje politike me LDK për presidentin, kështu që konsideroj se mund të procedojmë me këtë propozim”, tha deputeti Glauk Konjufca.

Zgjedhja e saj i hap rrugë përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit dhe procedimit me hapat e tjerë për formimin e institucioneve të reja. Albulena Haxhiu Presidentja në deryrë, Albulena Haxhiu është zgjedhur këtë të mërkurë Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

“LVV për kryetare të Kuvendit të Kosovës e propozon zonjën Albulena Haxhiu. Është arritur një marrëveshje politike me LDK për presidentin, kështu që konsideroj se mund të procedojmë me këtë propozim”, tha deputeti Glauk Konjufca.

Ajo mori 62 vota për dhe 16 vota kundër dhe 13 abstenime.Në seancë të pranishëm në momentin e votimit ishin 102 deputetë kurse mungonin 18.

Albulena Haxhiu pas zgjedhjes kryetare e Kuvendit falënderoj deputetët për mbështetjen.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen për të qenë në krye të Kuvendit të Kosovës”, tha Haxhiu.

Zgjedhja e saj i hap rrugë përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit dhe procedimit me hapat e tjerë për formimin e institucioneve të reja.

Pavarësisht se Vetëvendosja ka bërë të ditur se i siguron 61 votat për formimin e qeverisë, situata mbetet e ndërlikuar për zgjedhjen e presidentit. Marrëveshja e arritur me LDK-në për kandidimin e Bekim Sejdiut është vënë në pikëpyetje, pasi gjashtë deputetë të kësaj partie kanë dalë publikisht kundër.

Aktualisht, Vetëvendosja ka 53 deputetë dhe mbështetet edhe te 10 deputetët e komuniteteve joshumicë. Me pjesën e LDK-së që mbështet marrëveshjen, numri i votave shkon në 74, ndërsa PDK dhe Aleanca nuk kanë dhënë mbështetje për kandidaturën e Sejdiut.

Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet me 80 vota në dy raundet e para. Nëse kjo shumicë nuk arrihet, votohet në raundin e tretë, ku mjaftojnë 61 vota, por vetëm nëse në sallë janë të pranishëm të paktën 80 deputetë.

Ndërkohë, Albin Kurti ka deklaruar se bisedimet me forcat politike do të vazhdojnë edhe pas seancës, me synimin për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe për të shmangur shkuarjen në zgjedhje. albulena haxhiu Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Ngërçi në Kosovë, Kurti: Duhet të zgjedhim presidentin për të shmangur zgjedhjet e reja 9 Shtator 2026, 11:1711:17Kosova Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, Haxhiu rikandidohet për kryetare, LDK: votojmë propozimin e Vetëvendosjes! 9 Shtator 2026, 10:4910:49Kosova A do të konstituohet Kuvendi më 9 shtator? 8 Shtator 2026, 19:0119:01Kosova Kosova i bashkohet forcës së udhëhequr nga SHBA-ja në Gaza 8 Shtator 2026, 15:5915:59Kosova Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Kurti konfirmon pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në Kuvend: Do të vazhdojmë bisedimet 8 Shtator 2026, 11:1811:18Kosova Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, Xhelal Sveçla dënohet me 1 vit burg 8 Shtator 2026, 10:0610:06Kosova