Partitë politike dhe përfaqësuesit institucionalë në Kosovë po hartojnë një strategji për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, të dënuar në shkallë të parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Megjithëse janë ndërmarrë hapa konkretë, palët kanë vendosur që përmbajtja e strategjisë dhe veprimet e tyre të mbeten konfidenciale. Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila është pjesë e Këshillit Strategjik, tha se anëtarët kanë nënshkruar një deklaratë për ruajtjen e konfidencialitetit. LEXO edhe...Më 17 nëntor vendimi për Hashim Thaçin dhe 4 të tjerët në Hagë, akuzohen për përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët! Prokuroria kërkon 6 vite burg për ish-presidentin e Kosovës Sipas saj, ka koordinim dhe seriozitet nga të gjitha palët, ndërsa puna e grupit duhet të vlerësohet nga veprimet konkrete dhe jo nga deklaratat publike. Edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, konfirmoi se partitë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, por pa dhënë detaje. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ekipet mbrojtëse për të siguruar mbështetjen logjistike dhe financiare të ish-krerëve të UÇK-së. Ndërkohë, ish-ambasadori Sylë Ukshini vlerëson se strategjia duhet të përqendrohet edhe te diplomacia, përmes lobimit në kryeqytetet europiane dhe ngritjes së çështjeve që lidhen me funksionimin e Gjykatës Speciale. Grupi punues drejtohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe deri tani ka zhvilluar dy takime. Paralelisht, në Kuvendin e Kosovës mbetet pezull votimi i ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara. Ligji u miratua më 6 tetor, por u kthye për rishqyrtim më 22 tetor nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së PDK-së. Edhe pse u përfshi në rendin e ditës të seancës së 12 dhe 13 nëntorit, ai nuk u hodh në votim për shkak të mungesës së kuorumit. U.D/ReportTv.al gjykata speciale ne hage hashim thaci Glauk Konjufca Kuvendi i kosoves vlora citaku Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.9% Të gabuar 28% Nuk e di 9.1% Vota total: 2692 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?

