Kriza politike pritet të thellohet në Kosovë. Seanca konstituuese nuk u përmbyll dje me deputetët që kryen vetëm betimin ndërsa Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve kërkoi më shumë kohë për negociata për presidentin e ri dhe nuk propozoi një kandidat për kryetar parlamenti. Por përpara mesnatës së kësaj të premteje parlamenti duhet të jetë konstituuar sipas një përcaktimi të gjykatës kushtetuese në vitin 2025. Zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve pas këtij afati mund të sjellë një kuvend të ngritur në shkelje të kushtetutës. Organizatat thonë se shkelja e afatit kushtetues vendos në rrezik jo vetëm konstituimin e parlamentit por edhe më tej zgjedhjen e presidentit të ri. LEXO EDHE:PAMJET bëhen virale në rrjet! Era nga Shqipëria bën të qajë Katy Perryn në duetin në Prishtinë, 10-vjeçarja merr dhuratën më të bukur për datëlindje (VIDEO) Sipas Institutit për Demokraci në Kosovë, mungesa e konstituimit të kuvendit pamundëson edhe zgjedhjen e presidentit, detyrën e të cilit do ta ushtrojë Albulena Haxhiu deri në datën 5 tetor. Ky sipas IDK do të ishte një skenar për zgjidhjen e të cilit do të ishte vështirë të gjenden zgjidhje kushtetuese. Kurti pas seancës së djeshme kërkoi kohë për vazhdimin e negociatave pas raundit të parë të takimeve me Lumir Abdixhikun, pas të cilit nuk prodhuan një marrëveshje. Kreu i vetëvendosjes ftoi gjithashtu pas seancës edhe AAK dhe PDK të cilat publikisht e kanë refuzuar marrjen pjesë në bisedime për një marrëveshje. Ende nuk ka një njoftim për vijimin e seancës. Konstituimi sipas rregullores bëhet me seanca çdo 48 orë. SI.E./Shqiptarja.com TAG: PDK AAK Vetëvendosje Albin Kurti kriza politike ne kosove kosove Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.8% Jo 60.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 2353 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
