Lajme Zone
“Kosova do të duket si Kandahar” – Zbulohet plani “Top Sekret” i gjetur te Fatmir Sheholli: Shqiptarët do të përçahen me diasporën dhe…
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

“Kosova do të duket si Kandahar” – Zbulohet plani “Top Sekret” i gjetur te Fatmir Sheholli: Shqiptarët do të përçahen me diasporën dhe…

Një dokument i titulluar “Top sekret 2”, i gjetur në telefonin e të akuzuarit për spiunazh në favor të BIA-s serbe, Fatmir Sheholli, zbulon një plan veprimi që synonte destabilizimin e Kosovës përmes radikalizmit fetar dhe përçarjes së shqiptarëve brenda vendit me diasporën. Aktakuza e Prokurorisë Speciale, e publikuar nga mediat në Kosovë, zbulon objektivat e këtij plani për ndryshimin e perceptimit ndërkombëtar ndaj shtetësisë së Kosovës.

Një dokument i titulluar “Top sekret 2”, i gjetur në telefonin e të akuzuarit për spiunazh në favor të BIA-s serbe, Fatmir Sheholli, zbulon një plan veprimi që synonte destabilizimin e Kosovës përmes radikalizmit fetar dhe përçarjes së shqiptarëve brenda vendit me diasporën. Aktakuza e Prokurorisë Speciale, e publikuar nga mediat në Kosovë, zbulon objektivat e këtij plani për ndryshimin e perceptimit ndërkombëtar ndaj shtetësisë së Kosovës. Sipas dokumentit të përkthyer nga Prokuroria, plani parashikonte përdorimin e fondeve nga ambasadat islamike në Beograd për të investuar masivisht në ndërtimin e xhamive në vende strategjike—si pranë autostradave, shkollave e qendrave tregtare—dhe dyfishimin e tyre në fshatra. Strategjia parashikonte gjithashtu ngritjen e shkollave fetare (medreseve) në të gjithë vendin, duke transportuar fëmijë e të rritur nga zona ku feja konsiderohej më primare se kombi, si Mitrovica, Vushtrria, Kaçaniku, Hani i Elezit, Dragashi dhe Prizreni. Përveç operativeve shqiptarë, plani mbështetej te bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut, Bosnja e Sanxhaku, ndërsa pretendonte se udhëheqësit e bashkësive fetare ishin nën kontroll për të inkuadruar persona me ndikim nga fusha e politikës, medias, muzikës dhe sportit. Synimi kryesor i këtij plani ishte krijimi i një klime ku qytetarët të ndjeheshin sikur jetojnë në një shtet të huaj, duke nxitur ikjen e rinisë ose orientimin e tyre drejt fesë. Dokumenti viziononte ndarjen e shqiptarëve të diasporës—kryesisht atyre në Zvicër dhe Gjermani—që historikisht kishin përkrahur linjën institucionaliste të Ibrahim Rugovës. Objektivi përfundimtar ishte që “pas 20 vitesh Kosova të duket si Kandahari”. Përmes këtij imazhi, projekti synonte që fuqitë perëndimore të ndryshonin qëndrimin ndaj Kosovës dhe të lejonin kthimin e saj nën juridiksionin e Serbisë. Më tej, plani parashikonte largimin e shqiptarëve drejt Turqisë përmes udhëheqësve fetarë dhe ofertave për punësim. Prokuroria Speciale bën me dije se të njëjtin dokument Sheholli ia kishte dërguar edhe një personi të identifikuar me emrin “Viktor Makedonia”, me markimin “Confidential”. Sipas organit të akuzës, ky dokument paraqet një program të fshehtë politik e strategjik që synonte zgjerimin e ndikimit të radikalizmit islamik në Kosovë dhe rajon përmes figurave me ndikim publik. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb