“Korrupsioni i Ramës, “Lubisë” dhe Lindave të AKSHI-t ngeli Shqipërinë në klasë”/ Thirrja e Berishës: Më 17 prill në shesh, pavarësisht bindjeve politike
Kreu i PD Sali Berisha në konferencën për mediat, u shpreh se për shkak të korrupsionit Shqipëria “ka mbetur në klasë”.

Kreu i PD Sali Berisha në konferencën për mediat, u shpreh se për shkak të korrupsionit Shqipëria “ka mbetur në klasë”. Gjithashtu Berisha bëri thirrje që më 17 prill shqiptarët të dalin në shesh pavarësisht bindjeve politike. “Patronazhisti Kupi, nesër Sadushi në një akt që kërcënon sigurinë e Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit, del me vendimin që ata që janë në paraburgim pa vendim të prerë të dalin, Ky është vendimi Veliaj, por nga vendimi Veliaj përfitojnë me dhjetëra bosë të drogës, krerë të organizatave kriminale. Por këto nuk bëjnë asnjë transparencë për të gjitha këto. Gjithashtu dua të ju informoj se procesi i vlerësimit të Ibar, mbeti në klasë edhe dje. Këshilli i ambasadorëve që shqyrton këtë raport që ka të bëjë me zbatimin e gjërave themelore, shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit çdo javë mbetet në klasë, pasi shtohen vendet që e kundërshtojnë. Shqipëria për shkak të vjedhjeve të Ramës, Lubisë dhe Lindave të AKSHI-t veçohet. Data 17 është dita e të gjithë shqiptarëve pavarësisht nga bindjet politike”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: korrupsioni sali berisha
