Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut dhe ish-kreun e ARRSH, Evis Berberin
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, si dhe të bashkëpandehurve të tjerë, për zhvillimin e procesit me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, si dhe të bashkëpandehurve të tjerë, për zhvillimin e procesit me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Berberi, ish-vartës i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, është zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për çështjen në fjalë. Vendimi i Gjykatës së Posaçme nënkupton që në rast shpalljeje fajtor, të pandehurit përfitojnë ulje të dënimit. Në seancën e radhës, SPAK pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare, duke i hapur rrugë më pas vendimit të gjykatës për këtë çështje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
