Prerja e pemëve ka nisur në ambientet e godinës së Shkencave Humane, në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, në një hapësirë ku pritet të nisin punimet për rikthimin e Liceut Francez në qytet. Ndërsa projekti për rikthimin e këtij institucioni arsimor ka marrë vëmendje publike, mbetet e paqartë se mbi çfarë baze po kryhen aktualisht ndërhyrjet në territorin ku parashikohet të ndërtohet liceu. Sipas informacioneve paraprake, deri më tani nuk bëhet e ditur nëse është pajisur me leje ndërtimi projekti për Liceun Francez. Kjo ngre pikëpyetje mbi procedurat e ndjekura për nisjen e prerjes së pemëve dhe nëse janë marrë autorizimet e nevojshme për këtë ndërhyrje. Për momentin, mbetet për t’u sqaruar se kush e ka autorizuar prerjen e pemëve, çfarë dokumentacioni është miratuar për ndërhyrjen dhe nëse janë përmbushur procedurat ligjore përpara nisjes së punimeve. Pritet një reagim nga institucionet përgjegjëse për të sqaruar rrethanat e kësaj ndërhyrjeje dhe ecurinë e projektit për rikthimin e Liceut Francez në Korçë.
