KORÇË- Një edukatore është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte. Ngjarja është denoncuar nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua policisë pasi vuri re se prej disa ditësh djali i saj nuk ishte në gjendje të mirë. Sipas hetimeve paraprake, fëmija i ka treguar nënës se ishte goditur nga edukatorja. Pas kallëzimit, policia ka kryer veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike. Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. LEXO EDHE:Liceu Francez i Korçës/ Shkollë ekselence me fokus teknologjinë, Kumbaro: Gati projektligji, do të jetë falas për nxënësit shqiptarë! (VIDEO) Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C/E.H/Shqiptarja.com TAG: Dhune Korce edukatore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.9% Vota total: 13272 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

