Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen e së premtes, në Korçë. I moshuari po kalonte rrugën me biçikletë në momentin kur është përplasur nga ambulanca. Sipas burimeve policore, pas aksidentit, drejtuesi i ambulancës ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital, ku ai ka marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, drejtuesit të ambulancës, me inicialet E. Q., rreth 44 vjeç, i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv. Policia ka arrestuar 44-vjeçarin, i cili akuzohet për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktim të aksidentit rrugor. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
