Dështimi i Cesc Fabregas për të marrë drejtimin e Interit verën e kaluar iu atribuua mosmarrëveshjeve të thella mbi afatet kohore të planifikimit dhe investimeve që spanjolli kërkoi për të ristrukturuar skuadrën. Kushte të konsideruara të paarritshme nga menaxhmenti i zikaltërve në prag të Kupës së Botës për Klube. Fabrizio Romano, eksperti i meraktos, thotë kështu. Pavarësisht takimit të njohur në Londër me drejtorin sportiv të atëhershëm të Interit, Piero Ausilio, kërkesat e trajnerit të Comos në lidhje me planifikimin e tregut të transferimeve dhe kohën e takimit e penguan marrëveshjen që në fillim, duke e bërë çdo hapësirë për marrëveshje midis palëve të pamundur dhe duke e shtyrë klubin milanez të përqendrohej te Cristian Chivu. LEXO edhe...Bayern e nis pa mëshirë Champions-in, M.United rikthehet me 'poker'! Ndeshja historike e Como-s fitohet me spektakël (VIDEO) "Kërkesat e tij ishin krejtësisht jashtë linjës me atë që klubi mund të bënte në aspektin e rindërtimit të skuadrës, investimeve dhe afateve kohore,"- thotë Romano. Një pengesë e pakapërcyeshme që mbylli përfundimisht mundësinë përpara se edhe klubi gjerman Bayer Leverkusen të bënte një lëvizje për spanjollin. Nëse njëra prej këtyre dy lëvizjeve do të kishte ndodhur atëherë debutimi historik i Como-s në Champions League do të ishte në pikëpyetje. Liqenorët ishin i vetmi ekipi italian që fitoi në javën e parë të Champions-it, ndërsa po tregohet në çdo cep të botës si histori suksesi. Ne.k./ReportTv.al como Inter cesc fabregas champions league Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.2% Vota total: 5648 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

