Një plagosje me thikë ka ndodhur në Korçë ku një 18-vjeçar ka marrë dëmtime në kokë. Mësohet se i riu është paraqitur në urgjencën e spitalit ndërsa po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet në reanimacion. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 18-vjeçari është konfliktuar me njerkun e tij, i cili e ka plagosur me thikë të riun. Forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 37-vjeçarit Niko Baka. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. LEXO EDHE:Karkalecat shkatërrojnë prodhimet bujqësore në Kolonjë, fermerët kërkojnë sperkatje me pesticide nga Drejtoria e Bujqësisë Lajm në përditësim... P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: plagosje me thike niko baka Korce Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.6% Nuk e di 3.7% Vota total: 5582 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
