Korça është kthyer në një pikëtakim të kinematografisë ndërkombëtare me edicionin e 13-të të Festivalit të Filmit me Metrazh të Shkurtër, KO:SH Film Fest. Rreth 100 filma nga mbi 40 vende të botës do të shfaqen përgjatë festivalit, i cili këtë vit vjen me kategori të reja, përfshirë filmat e krijuar përmes inteligjencës artificiale dhe prodhimet në realitet virtual. LEXO edhe...Korçë/ U arrestua dy ditë më parë për dhunimin e 4-vjeçarit në kopsht, edukatorja nën hetim! Pezullohet nga detyra Shfaqjet do të zhvillohen në kinema dhe në Galerinë e Arteve Dixhitale, ndërsa një hapësirë e veçantë u është kushtuar edhe fëmijëve. Një vend të rëndësishëm në festival zënë edhe prodhimet shqiptare, me rreth 7 deri në 10 filma në konkurrim, ndërsa këtë vit është krijuar edhe një seksion i veçantë për filmat shqiptarë jashtë konkurrimit. Interesi i regjisorëve të rinj për filmin me metrazh të shkurtër është në rritje, duke e kthyer këtë format në një mundësi për krijimtari të pavarur dhe trajtimin e temave të ndjeshme shoqërore. Festivali ka tërhequr edhe vëmendjen e vizitorëve të huaj, të cilët kanë vlerësuar cilësinë artistike dhe mesazhet e filmave. Përmes këtij edicioni, Korça vijon të promovojë qytetin, duke bashkuar krijues dhe spektatorë nga vende e kultura të ndryshme. U.D/E.H/ReportTv.al filma festivali i filmit Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.5% Jo 20.4% Nuk e di 3.2% Vota total: 1963 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
