Baton Haxhiu / Më 20 nëntor 2025, me negocim të këshilltarit të Ramës, u regjistrua në Tiranë 'Arena News Channel Two Albania' – filial i kompanisë serbe të kontrolluar nga 'Telekom Serbia'. Drejtoresha Aleksandra Kërstiç ka drejtuar 'Happy TV' të Maria Milosheviç dhe është e njohur për mbështetjen e Vuçiçit e mbrojtjen e gjenocidit në Kosovë. Pronarët e vërtetë nuk deklarohen – vetëm përfaqësuesit Zoran Glisoviç e Aleksandra Krstiç, miq të vjetër të Baton Haxhiut... Në listën e 135 kompanive me 100 për qind pronarë e bashkë-aksionarë serbë të regjistruara në Shqipëri është dhe kompania "Arena News Channel Two Albania", me qendër në Tiranë, filial i kompanisë "Arena News Channel Two DOO Beograd".
E futur në Shqipëri më 20 nëntor 2025, kjo kompani serbe ka aktivitet transmetimi dhe shpërndarje të programeve audiovizive nëpërmjet televizionit, radios, internetit, platformave digjitale, mediave online dhe informacioneve, lajmeve e raporteve gazetareske.
Aktiviteti mediatik serb në Shqipëri nuk është i ndaluar me ligj, vendim gjykate, apo me vendime të Këshillit të Ministrave, Autoritetit të Mediave Audiovizive e agjencive të sigurisë; por kur u regjistrua në Shqipëri, u tha se ishte marrëveshje e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiçin, për ndikim të propagandës serbe në Shqipëri e nëpërmjet saj në Kosovë.
Ky është realitet, por sipas agjencive shqiptare, "koordinatori" që negocioi për futjen e aktivitetit të televizionit serb "Arena News Channel Two DOO Beograd" në Shqipëri ka qenë Baton Haxhiu, këshilltar i kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet mediatike Shqipëri-Serbi-Kosovë.
Në këtë aspekt, nuk do shumë mendje të kuptohet se çfarë qëllimesh e interesash ka Baton Haxhiu, si ndërmjetës për të futur në Shqipëri aktivitetin mediatik të një kompanie mediatike të lidhur me të dhe me klanin "Vuçiç-Milosheviç".
Kompania mediatike serbe "Arena News Channel Two DOO Beograd" kontrollohet nga kompania shtetërore "Telekom Serbia", dhe futja në Shqipëri nuk është lëvizje biznesi, por për të fituar terren ndikimi të dyshimtë, sidomos në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.
Sepse dokumentet zyrtare flasin për lidhje me rrjetin ekstremist anti-shqiptar të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe të klanit e familjes së ish-presidentit Sllobodan Milosheviç.
Kompania mediatike serbe "Arena News Channel Two DOO Beograd" është themeluar më 13 mars 2024 në Beograd, ndërsa më datë 20 nëntor 2025, me negocim të Baton Haxhiut, regjistroi aktivitet mediatik në Shqipëri nëpërmjet filialit të saj "Arena News Channel Two Albania".
Filiali serb në Shqipëri përfaqësohet dhe administrohet nga Zoran Glisoviç, ndërsa drejtoreshë e kompanisë "mëmë" në Beograd është Aleksandra Krstiç; por të dy janë njohje e hershme e Baton Haxhiut dhe bashkëpunues në raportime mediatike të hapura e anonime, në favor të politikave nacionaliste serbe në Kosovë e Shqipëri.
Sipas të dhënave, Aleksandra Kërstiç ka pasur role drejtuese edhe në "Happy TV", televizion i lidhur me ish-"TV Košava" në pronësi të Maria Milosheviç, vajza e Sllobodan Milosheviç.
Stacioni televiziv serb "Happy TV", i drejtuar për një kohë të gjatë nga Aleksandra Kërstiç, njihet për linjën e fortë pro-qeveritare dhe për mbështetjen publike ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç dhe mbrojtjen e gjenocidit të Milosheviçit në Kosovë.
Po ashtu, Aleksandra Krstiç ishte drejtuese në grupin mediatik "Invej" në pronësi të biznesmenit kontrovers Predrag Ranković, pjesë financuese e aktivitetit të "Klanit të Zemunit".
Hapja e një televizioni serb anti-shqiptar në Shqipëri krijon dyshime të arsyeshme, për faktin se Shqipëria dhe Serbia nuk kanë marrëdhënie historikisht miqësore, veçanërisht për shkak të politikave shtetërore serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës e territorit të saj.
Por dyshime për qëllime jo të mira krijon dhe fakti që "koordinatori" i futjes në Shqipëri të televizionit të klanit "Vuçiç-Milosheviç" është Baton Haxhiu, i përfolur për shërbime ndaj UDB-së dhe Shërbimit Sekret Serb-BIA, deklaruar dhe nga Milosheviçi gjatë përballjes në Hagë.
Dyshimi tjetër krijohet prej faktit që nuk janë deklaruar pronarët e kompanisë mediatike serbe "Arena News Channel Two DOO Beograd" dhe të filialit të saj "Arena News Channel Two Albania", por vetëm përfaqësuesit Zoran Glisoviç e Aleksandra Krstiç, dy miq dhe bashkëpunëtorë me Baton Haxhiun./Pamfletikoordinatori i ri i edi ramës baton haxhiu klani i zemunit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Në kulmin e protestave, Blendi Gonxhe përmes kompanisë së tij “Albarent”, merr me PPP 'MobAL'-in shtetëror për 30 vjet 21 Tetor 2026, 13:5013:50Anti-Mafia Pedagogët në protestë, Dekani i Durrësit, Linert Lirëza me kullë 20 kate në Golem; pas investimit dyshohet deputeti Arkend Balla 20 Tetor 2026, 14:3714:37Anti-Mafia Mirela, ministresha e paprekshme; “Kumbaro” e 2 miliardë Eurove afera me tenderët e pasuritë publike dhe SPAK që hesht 20 Tetor 2026, 10:1310:13Anti-Mafia Ardit Hysa, njeriu i Olta Xhaçkës nga Ministria e Mbrojtjes te KAYO, dyshimet për punët e errëta në Vjenë dhe hija e SPAK 19 Tetor 2026, 12:2812:28Anti-Mafia SPAK merr të pandehur Xhaçka-Gaçin, por asnjë pasuri nuk është sekuestruar dhe llogaritë austriake mbeten të paprekura 19 Tetor 2026, 11:2211:22Anti-Mafia Socialistët e vërtetë, kanë shansin dhe detyrimin të distancohen nga “monstra” Edi Rama dhe struktura e tij kriminale 18 Tetor 2026, 18:2018:20Anti-Mafia

